Flash News

E-TJERA

Dhunuan 20-vjeçarin italian pranë Sheshit "Skënderbej", procedohen 8 adoleshentë

Policia e Tiranës ka identifikuar dhe proceduar penalisht tetë të mitur, të moshës 13 deri në 15 vjeç, të dyshuar si të përfshirë në konfliktin ku mbeti i lënduar lehtë një 20-vjeçar italian.

Ngjarja ndodhi më 29 korrik pranë Pallatit të Kulturës, vetëm pak orë pasi grupi i studentëve italianë kishte mbërritur në kryeqytet për pushime.

Sipas dëshmisë së njërit prej të rinjve për mediat italiane, gjashtë studentët nga Venosa po shkonin drejt zonës së Sheshit "Skënderbej" kur u ndaluan nga një grup të rinjsh që i pyetën për origjinën. Pasi mësuan se ishin italianë, situata, sipas tyre, degradoi në ndjekje dhe sulm me shishe, ujë dhe gurë, duke lënë të plagosur lehtë një prej studentëve.

Pas hetimeve të kryera, specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 1 identifikuan tetë të mitur që dyshohet se morën pjesë në konflikt. Ata janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Të fundit