Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, përplasen dy automjete, një i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Peqin-Elbasan, ku dy automjete janë përplasur gjatë lëvizjes.

Sipas të dhënave paraprake, shkak i përplasjes dyshohet të ketë qenë një manovrim i gabuar nga një prej mjeteve, një automjet i tipit BYD.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur një person, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, efektivët e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e dinamikës së aksidentit dhe përcaktimin e përgjegjësive.

Të fundit