Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kryebashkiakja socialiste sulmon planin e Ramës për reformën territoriale

Kryetarja e Bashkisë Dimal, Juliana Memaj, ka reaguar ashpër ndaj propozimit të Partisë Socialiste për riorganizimin administrativo-territorial, i cili parashikon shkrirjen e Bashkisë Dimal dhe bashkimin e saj me Bashkinë Berat.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Memaj e cilëson këtë nismë të pajustifikuar, duke akuzuar mazhorancën se po ndërmerr vendime pa kritere të qarta dhe pa një vizion afatgjatë për pushtetin vendor.

Sipas saj, ndryshimi i emrit të bashkisë në "Dimal" në vitin 2021 ishte rezultat i një procesi të gjatë konsultimi me qytetarët, me synimin për të forcuar identitetin historik dhe ekonomik të zonës. Për këtë arsye, ajo argumenton se shkrirja e bashkisë bie ndesh me vullnetin e komunitetit dhe zhvillimin e arritur ndër vite.

Memaj thekson se analiza mbi të cilën bazohet propozimi nuk i është vënë në dispozicion Bashkisë Dimal, duke bërë që procesi të jetë jo transparent dhe të pamundësojë paraqitjen e kundërshtimeve apo sugjerimeve nga institucionet vendore.

Kryebashkiakja nënvizon se Dimali ka tregues pozitivë ekonomikë dhe demografikë, duke renditur si argumente rritjen e të ardhurave vendore, nivelin e investimeve, mbështetjen për zonat rurale, ritmin më të ulët të rënies së numrit të nxënësve në qark, si edhe faktin se sipas Censusit 2025 bashkia ka shënuar rritje të popullsisë.

Ajo shton se Dimali gjeneron rreth 50 milionë euro eksporte bujqësore në vit, ndërsa gati gjysma e buxhetit faktik sigurohet nga të ardhurat e veta, çka sipas saj tregon se bashkia është ekonomikisht e qëndrueshme dhe nuk ka arsye të shkrihet.

Në përfundim, Memaj shprehet se çdo ndryshim i hartës administrativo-territoriale duhet të mbështetet në kritere të qarta, konsultim publik dhe transparencë të plotë, duke deklaruar se "Dimali duhet të vijojë të jetë njësi vendore më vete."

Reagimi i plotë:

Dimali, ka ekzistuar prej shekullit të V p.e.s. Në atë site në kodrinat e bukura të Cukalatit rreth shekullit të II p.e.s gëlonte jeta, bujqësia e tregtia. Aty përballë dy maleve, Shpiragut dhe Tomorit , ishte një sy vrojtues për të mbrojtur Apoloninë. Artifaktet gëlonin në nëntokën e Dimalit, duke konfirmuar vemendjen e munguar të instiutucioneve përkatëse të shtetit ndër vite.

Ekonomia lokale e zonës sonë të dalë nga reforma territoriale e 2015, gëlon nga bujqësia dhe tregtia , njësoj si dikur, zonë me potencial zhvëllimor, zonë e begatë , e me njerëz të ndershëm e punëtor , që duket se me punën e tyrë në vite kanë lënë gjurëmë në këto troje. Ndaj në një proces të filluar në Janar të vitit 2020 edhe që përfundoi në 23 Prill të vitit 2021, me në një pëfshirje të gjerë qytetare finalizuam ndryshimin e emrit për të krijuar një brand për ekonominë tonë lokale edhe një përfaqësim dinjitoz të zonës, për ta ngritur më lart  emrin e Saj që fliste Shqip.

Gjithë ky proces kaloi etapat e përcaktuara në ligj që kërkon një riorganizim pa dryshim kufijsh. Ky proces vërtetoi edhe njëherë se vullneti i këtij komuniteti të dalë nga reforma e 2015 është të qëndrojnë bashkë si një njësi e tërë, se ata janë të lidhur nga historia , tradita, dhe potenciali ekonomik .

Pse e miratoi Kuvend këtë nismë edhe ia ndryshoi emrin Bashkisë me ligjin nr. 34/2015???

Përse e bëri kur kjo njësi vendore do të shkrihej???!!!. A nuk kanë politikanët tanë , një qartësi të asaj që do të ndodhë nesër???!!!,

Kaq e paqartë dhe e paparashikueshme është e ardhmja në këtë vend??? Pa u dashur të zgjatem me tej, që prej antikitetit vijnë shembuj, të qartë , se aty ku ka ligje të qarta e jetëgjatë ka zhvillim të qëndrueshëm e shtet të fortë ( reforma e Likurgut zgjati 500 vjet ).

10 vjet për të gjykuar për një reformë territoriale është shumë pak. Aq më tepër kur analiza e bërë për riorganizimin territorial dërguar në Kuvend nuk na është vënë në dipozicion që stafet tona të kishin mundësi te njiheshin e të bëheshin kundërshtimet, sygjerimet dhe nga gjithë procesi të dilte më e mira pa paragjykuar rezultatin.

Është e paqartë se si u arrit në konkluzionin se Bashkia Dimal ,Polican , Divjakë apo ndonjë tjeter do të jenë më mirë nën administrimin e nje njësie tjeter vendore?

Si do të jetë më mirë Bashkia Dimal me Beratin, kur Bashkia Dimal rezulton ta ketë mesataren raportit të invetsimeve të kryera nga buxheti i vetë me totalin e buxhetit faktik, në këto 10 vite nga 33% deri ne 38 % të totalit të buxhetit??, Ndërsa Bashkia Berat vetëm 18 %?. Nisur nga profilet e ndryshme të këtyre bashkive është e paqartë se si do të operojë më mirë kjo njësi e re që do dalë nga riorganizimi, kur vlera e investimeve të kryera në fshat nga

Bashkia Dimal është 54 % e totalit të investimeve të kryera nga kjo e fundit dhe në qytet 46 % ???!!!. Pra Kjo bashki ka bërë një ndarje të drejtë kudo në territor, duke i dhënë peshën që i takon fshatit. Lind pyetja a do ti japë njësia e re vendore të njëjtën peshë zonës rurale?.

Si do të jetë më eficente Bashkia Berat kur Bashkia Dimal rezulton të ketë një munër më të ulët punonjësish për 1000 banorë??!

Një njësi vendore që arriti të gjenerojë 5 herë më shumë të ardhura gjatë ekzistencës së saj edhe duke bërë të mundur që këto të ardhura ti rikthehen qytetarit, në invetsime kapitale dhe shërbime e duke mos i keqmenaxhuar ato vetëm në shpenzime paga, pse duhet të shkrihet???

Si drejtues institucioni, nuk kam dijeni se ku bazohet analiza e ekspertëve të kësaj reforme pasi nuk na është vënë në dispozicion, por sido që të jetë , mbajtja e standarteve të ndryshme për bashki të njëjta për nga profili apo demografia e zhbëjnë totalisht cilësinë e aktit të prodhuar prej tyre.

Një organizëm administrativ është një qënie e gjallë, kjo e cituar edhe në dipsozita ligjore , prandaj mendoj se cdo ndryshim duhet te jete i miremenduar, argumentuar në bazë kriteresh të gjithëpranuara dhe të dalë nga nga një proces gjithëpërfshirës e transparent.

Në vlerësimin tim nuk duhet të shkrihet asnjë bashki, qëndrimin tim për reformën e kam mbajtuar pranë komisonit të reformës territoriale, biles kam shkuar më tej duke thënë, se aty ku vetë njerëzit janë iniciator të shkëputjeve nga ndonjë njësi vendore , mund të rishihet mundësia e krijimit të ndonjë njësie vendore të re shtesë, por vetëm si nevojë e ardhur nga komunitetet.

 
Ende sot nuk kam një përgjigje, përse përfaqësuesit e PS-së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo- Territoriale në Republikën e Shqipërisë ,propozon të shkrijë në mënyrë të beftë, një Bashki me ekonomi lokale, një bashki që në censusin e vitit 2025 rezulton me shtim popullsie ndryshe nga shumë të tjera???

Pse përzgjedh të shkrijë një bashki që ka ritmin më të ulët, të uljes së numrit të nxënësve në qark ???, Pse përzgjedh të shkrij një bashki që ka gati ½ e buxhetit faktik nga të ardhurat???? Pse përzgjedh një bashki që gjeneron 50 milion euro eksporte bujqësore në vit, e mos ti kthejë kësaj të fundit pjesën që i takon nga ndarja e taksave që gjenerohen nga futja e kësaj vlerë në ekonomi???? Pse përzgjedh të shkrijë një bashki me identitet, dhe histori etj, etj.

Mungesa e kritereve te qarta, të metat e procesit edhe anashkalimi i respektimit të zërit qytetar e bëjnë këtë propozim të pavlefshëm.

Përfundimisht,

DIMALI DUHET TË VIJOJË TË JETË NJËSI VENDORE MË VETE!

Të fundit