Flash News

E-TJERA

Nis protesta e 64-t në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

-1200-630-1785175712x640-0-1785175323xaqobzpxhbkaqgrupqpzoskwj7jlhafafc0v5ip9qnj7yasmnxdgwfy-1fji-t7bmq2iywljdwz4imilblxekfcxsszjl5ssbur-glbudoa00-00-00-00still026-990-329.png

Protesta e 64-t radhazi kundër qeverisë ka nisur këtë të diel në Tiranë, ku qindra qytetarë janë mbledhur në Sheshin Skënderbej për të marshuar më pas drejt godinës së Kryeministrisë.

Me flamuj kombëtarë dhe pankarta në duar, protestuesit kanë përshkuar bulevardin kryesor të kryeqytetit, duke përsëritur thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.

Tubimi pritet të përqendrohet përpara Kryeministrisë, ku organizatorët kanë paralajmëruar mbajtjen e fjalimeve nga qytetarë dhe përfaqësues të protestës.

Organizatorët theksojnë se protesta është pjesë e një lëvizjeje që vijon prej 64 ditësh, me kërkesën për ndryshim politik dhe reagim ndaj problematikave që, sipas tyre, kanë çuar në mobilizimin qytetar.

Të fundit