Flash News

E-TJERA

Protesta në Tiranë, aktivisti: Nuk ka rrugë tjetër veç largimit të kësaj qeverie

kola-770x433.jpg

Aktivisti Arben Kola deklaroi se në protestën e zhvilluar këtë të diel në Tiranë marrin pjesë edhe shqiptarë të ardhur nga diaspora, të cilët, janë kthyer në vend për t'iu bashkuar thirrjeve për largimin e qeverisë.

Në një prononcim për mediat, Kola tha se emigrantët kanë ardhur nga vende të ndryshme me qëllimin për të mbështetur protestën dhe kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama. 

“Edhe sot kemi një pjesë të diasporës. Mërgata vjen për të rrëzuar Edi Ramën dhe qeverinë e tij. Ata kanë ardhur nga jashtë për një qëllim, rrëzimin e Edi Ramës”, u shpreh ai.

Aktivisti akuzoi qeverinë për keqqeverisje dhe tha se, zgjidhja e vetme për vendin është ndryshimi i klasës politike.

“Me këtë qeveri që ka shitur Shqipërinë nuk kemi rrugë tjetër deri në rrëzimin e kësaj qeverie dhe shporrjen e kësaj kaste politike”, deklaroi Kola.

Të fundit