Flash News

SPORT

Nga Strasbourg te Stamford Bridge, Chelsea afron yllin e ri të Argjentinës

Screenshot 2026-08-02 204842.png

Chelsea ka zyrtarizuar afrimin e Valentín Barcos nga Strasbourg, një lëvizje që synon të rrisë alternativat e trajnerit Xabi Alonso për sezonin e ri.

Mbrojtësi-mesfushor argjentinas, 21 vjeç, ka firmosur një kontratë afatgjatë me klubin londinez, ndërsa marrëveshja është realizuar brenda grupit të pronësisë BlueCo, që administron si Chelsean ashtu edhe Strasbourgun.

Barco vjen te “Blutë” pas një sezoni pozitiv në kampionatin francez, ku spikati për aftësinë për të luajtur në disa role, si në krahun e majtë të mbrojtjes ashtu edhe në repartin e mesfushës.

Ai iu bashkua fillimisht Strasbourgut nga Brighton në formë huazimi, përpara se klubi francez ta blinte përfundimisht kartonin e tij. Gjatë sezonit të fundit, argjentinasi regjistroi 43 paraqitje, duke shënuar 3 gola dhe duke dhënë 9 asistime.

Forma e tij në Ligue 1 i solli edhe vëmendjen e kombëtares argjentinase, ku tashmë ka marrë një ftesë me ekipin e parë.

 

Të fundit