Një aksident ka ndodhur pak çaste më parë në qytetin e Lushnjës në Shqipëri.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën drejt stadiumit, pranë bizneseve mbi kanal, ku janë përplasur tre automjete.
Siç shkruan Tch, përplasja dyshohet se ka ndodhur gjatë një tentative për parakalim, pasi drejtuesit nuk i kanë hapur krahun njëri-tjetrit.
Nga aksidenti janë shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia shqiptare ka dalë në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe për të dokumentuar aksidentin.


