Lajme

Haxhiu priti në takim Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë- Diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend!

09/04/2026 15:25
nga:Y I

U.D së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Kosovën dhe njëherësh Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Dirk Schübel.

Haxhiu i ka uruar mirëseardhjen dhe i ka uruar suksese në mandatin e tij të ri.

“Diskutuam për zhvillimet aktuale në vend, perspektivën evropiane të Kosovës, reformat si dhe bashkëpunimin e mëtejmë me Bashkimin Evropian.Theksova se orientimi euroatlantik i Republikës së Kosovës është i palëkundur dhe se vendi ynë mbetet i përkushtuar ndaj sundimit të ligjit, reformave dhe avancimit të procesit të integrimit evropian” shkruan Haxhiu raporton “Gazeta Blic”.

Njoftimi i plotë: