Lajme

Veliu: Abdixhiku t’i ndalë sulmet ndaj gjashtë deputetëve, konsensusi për Sejdiun duket që ka nisur shumë më herët!

09/04/2026 20:25
nga:Y I

Agim Veliu, ka reaguar rreth çështjes së presidentit, pas marrëveshjes mes liderit të LDK-së, Lumir Abdixhikut dhe atij të VV-së, Albin Kurtit, për emrin e Bekim Sejdiut për postin e Presidentit.

Veliul, ka thënë se, konsensusi mes Abdixhikut, Kurtit e Vjosa Osmanit, ‘duket se ka nisur shumë më herët’.

“Madje qysh atëherë kur vendimet e tij (Sejdiut) në Gjykatën Kushtetuese i leverdisnin politikisht VV-së dhe i kushtonin LDK-së” ka deklaruar Veliu.

Ai tutje theksoi se ‘në politikën tonë kosovare, me sa duket, edhe borxhet politike paguhen me poste shtetërore’.

Veliu tha se Abdixhiku duhet t’i ndalë sulmet ndaj gjashtë deputetëve të LDK-së që deklaruan se nuk do t’a votojnë kandidaturën e Bekim Sejdiut për President.

“Në krejt këtë histori interesash të treshes, Abdixhiku duhet t’i ndalë sulmet ndaj gjashtë deputetëve.Ata nuk janë problemi. Problemi është lidershipi yt që nuk pranon kundërshtim dhe kërkon vetëm bindje.Nëse gjashtë deputetë thanë “JO”, ti duhet ta pyesësh veten PSE, para se t’i fajësosh.LDK-ja nuk është pronë e askujt. As demokracia nuk është urdhër” deklaroi Veliu raporton “Gazeta Blic”.

Reagimi i plotë: