Një person është gjetur pa shenja jete të enjten rreth orës 12:20, në rrugën “Rrustem Berisha” në Gjakovë.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zyrtarja për Informim në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjakovë, Vlera Krasniqi.
Bëhet fjalë për një burrë të lindur në vitin 1977, ndërsa vdekja e tij është konstatuar nga personeli mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Sot, rreth orës 12:20, në rrugën “Rrustem Berisha” në Gjakovë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull, i lindur në vitin 1977. Vdekja e tij është konstatuar nga personeli mjekësor në vendin e ngjarjes. Njësitet e nevojshme policore dhe kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, në konsultim me të cilin është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”, përderisa trupi i pajetë i viktimës dërgohet për ekzaminim mjeko‑ligjor” ka deklaruar Krasniqi për “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/


