Lajme

Elshani: Policia po asiston në aksionin për rrënimin e objekteve pa leje në Rezallë

09/04/2026 14:06
nga:L J

Në Rezallë të Zubin-Potokut është duke u zhvilluar një aksion për rrënimin e disa objekteve të ndërtuara pa leje.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar për KosovaPress se njësitë policore po asistojnë inspektorët e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

“Policia, përkatësisht njësitë përkatëse, janë duke asistuar në një aksion të inspektorëve të Ministrisë së Mjedisit, në rrënimin e objekteve pa leje”, ka thënë Elshani

Aksioni për rrënimin e ndërtimeve pa leje në zonën përreth Liqenit të Ujmanit kishte nisur më 21 korrik 2026.

Ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, kishte bërë të ditur më 30 korrik se deri në atë kohë ishin rrënuar 17 objekte, përfshirë vila.