Periudha e qetësisë në marrëdhëniet mes Greqisë dhe Turqisë nuk zgjati as tre vjet. Pas tërmetit shkatërrues në Turqi në shkurt të vitit 2023 dhe mbështetjes së madhe që Greqia ofroi menjëherë më pas, të dy vendet fqinje u afruan me njëri-tjetrin. Në dhjetor 2023, ato nënshkruan Deklaratën e Athinës për marrëdhënie miqësore dhe fqinjësi të mirë. Kjo deklaratë pati një ndikim pozitiv për të dy popujt, por duket se tani ky efekt është zbehur.
Gjatë kësaj periudhe të gjatë qetësie në marrëdhëniet greko-turke, të dyja qeveritë nuk ndërmorën hapat e nevojshëm për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes tyre, kryesisht ato që lidhen me përcaktimin e kufijve detarë. Ndoshta për këtë arsye, edhe një masë që teorikisht synon mbrojtjen e mjedisit mund të kthehet sërish në burim tensionesh në marrëdhëniet dypalëshe.

Shkaku i këtyre tensioneve të reja është shpallja nga Turqia, më 15 gusht, e dy zonave të mbrojtura, në Detin Egje dhe në Mesdheun Lindor. Ajo në verilindje të Egjeut përfshin një zonë të mbrojtur në ujërat midis ishujve grekë Limnos dhe Samothraki. Zona e mbrojtur detare jugore ndodhet në lindje të Rodosit dhe rrethon ishullin grek Kastelorizo.
Greqia dhe Turqia prej dekadash janë në mosmarrëveshje lidhur me përcaktimin e kufijve të tyre detarë në Detin Egje, si dhe me të drejtat ekonomike që lidhen me këta kufij dhe pretendimet mbi burimet natyrore, si nafta.
Ministria e Jashtme e Greqisë reagoi menjëherë ndaj njoftimit, duke e cilësuar krijimin e këtyre zonave të mbrojtura detare si “të paligjshëm”. Në deklaratën e saj thuhet se shpallja e rezervateve detare nga Turqia në zona që ndodhen jashtë ujërave territoriale turke nuk ka asnjë efekt juridik.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis theksoi gjatë mbledhjes së kabinetit më 24 gusht se dëshiron të ruajë marrëdhënie të mira me vendet fqinje. Megjithatë, ai nënvizoi se “zonat që janë nën sovranitetin grek përcaktohen nga e drejta ndërkombëtare”. Ai shtoi se Greqia është “gjithmonë e gatshme t’i mbrojë ato”.

Garë për mbrojtjen e deteve?
Pak më shumë se një vit më parë, Greqia kishte njoftuar krijimin e dy zonave të mbrojtura detare në Ishujt Jonianë dhe në Cikladet jugore, por brenda ujërave të saj territoriale. Në atë kohë, Turqia deklaroi se “masat e njëanshme duhet të shmangen në dete të mbyllura ose gjysmë të mbyllura si Deti Egje dhe Mesdheu.” Megjithatë, tani Turqia shpalli vetë zona të mbrojtura detare pa konsultime paraprake.
Të ashtuquajturat parqe detare janë zona të mëdha të mbrojtura në det, të krijuara për të ruajtur ekosistemet detare të ndjeshme. Duket në plan të parë, se për të dy vendet, shpallja e këtyre zonave ka të bëjë vetëm në një masë të kufizuar me mbrojtjen e natyrës.
Nëse do të ishin vërtet të shqetësuara për faunën detare në Mesdheun ekologjikisht të ndjeshëm, Greqia dhe Turqia me siguri do të kishin gjetur një mënyrë për të vepruar së bashku për mbrojtjen e saj. Në vend të kësaj, shpallja e parqeve detare duket të jetë një taktikë e re për të demonstruar dominim në këtë hapësirë detare të kontestuar, kapitulli më i fundit i mosmarrëveshjes që vazhdon prej dekadash në Detin Egje.
Greqia është e bindur se Turqia i sheh zonat e mbrojtura detare si një mjet për të vënë në pikëpyetje të drejtat sovrane të ishujve grekë. Athina druhet se shpallja e dy zonave të reja është pjesë e doktrinës revizioniste turke “Mavi Vatan”, që do të thotë “Atdheu Blu”.
Përmes kësaj doktrine, Turqia ngre pretendime mbi zonat ekskluzive ekonomike (ZEE) të Greqisë dhe Qipros, pra hapësira detare ku një shtet bregdetar gëzon të drejta të veçanta, për shembull për peshkimin ose shfrytëzimin e burimeve natyrore.
Krahas kësaj, Ankaraja vë në diskutim edhe sovranitetin mbi një numër të madh ishujsh dhe ishuj të vegjël grekë. Deri më tani, kjo doktrinë ka qenë kryesisht me karakter teorik dhe strategjik. Ajo po avancon përmes nismave ligjore në parlamentin turk. Me këtë, Turqia synon të formalizojë pretendimet e saj për një kontroll më të madh mbi pjesë të Detit Egje dhe të Mesdheut Lindor.

Kërcënimi i përhershëm
Vetë Greqia është e kënaqur me status quo-në në Detin Egje, por ndihet e kërcënuar nga Turqia, e cila është e pakënaqur me gjendjen aktuale dhe disponon një forcë ushtarake dukshëm më të madhe.
Për këtë arsye, Greqia po investon ndjeshëm në avionë luftarakë, fregata, nëndetëse dhe sisteme të mbrojtjes ajrore. Pasi për disa vite kishte shpenzuar dukshëm më pak për importin e armëve, sipas të dhënave të Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqen në Stokholm (SIPRI), Greqia u rendit në vendin e 19-të në botë ndër importuesit më të mëdhenj të armëve të rënda gjatë periudhës 2021-2025.
Edhe kur Athina krijon aleanca të reja ose forcon ato ekzistuese, faktori Turqi luan gjithmonë një rol të rëndësishëm. Kështu, në vitin 2021, pavarësisht kundërshtimeve të opozitës greke, qeveria greke dërgoi raketa kundërajrore Patriot në Arabinë Saudite për të mbrojtur rafineritë saudite nga sulmet e rebelëve Huthi.
Kjo ndodhi në një periudhë kur Arabia Saudite dhe Turqia ishin në konflikt politik. Gjatë një vizite shtetërore tek princi i kurorës saudit, Mohammed bin Salman, kryeministri Kyriakos Mitsotakis iu referua shprehimisht rolit të Turqisë, duke e cilësuar atë si “destabilizues dhe kundërproduktiv”.

Ndërkohë, marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Riadit janë përmirësuar. Më 7 gusht 2026, Turqia nënshkroi së bashku me Arabinë Saudite dhe Pakistanin Paktin e Mbrojtjes së Mekës, një marrëveshje e rëndësishme për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes.
Duke pasur parasysh Turqinë, Greqia ka zhvilluar edhe një bashkëpunim strategjik me Izraelin. Megjithë kritikat e forta brenda Greqisë për shkak të situatës katastrofike humanitare në Rripin e Gazës, kryeministri Kyriakos Mitsotakis vazhdon të mbajë marrëdhënie të ngushta me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
Në Ministrinë greke të Mbrojtjes shihet me admirim teknologjia ushtarake izraelite dhe po planifikohet krijimi i një sistemi mbrojtës mbi Detin Egje, sipas modelit të “Iron Dome” (Kupolës së Hekurt) izraelite. Ky projekt, i quajtur me pompozitet “Mburoja e Akilit”, synon të mbrojë vendin nga çdo lloj kërcënimi të mundshëm, përfshirë edhe ato që vijnë nga fqinjët. Sipas planeve, sistemi pritet të jetë plotësisht funksional duke filluar nga viti 2029.
Deri tani, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis vazhdon të përdorë një ton pajtues ndaj Turqisë. Megjithatë, më së voni në pranverën e vitit 2027, në Greqi do të zhvillohen zgjedhje të reja parlamentare. Sa më shumë që afrohen zgjedhjet, aq më i madh mund të bëhet tundimi për Mitsotakisin që të paraqitet si një patriot i vendosur dhe të ashpërsojë ndjeshëm retorikën ndaj Turqisë.
——
Autorja Kaki Bali është korrespondente e medias gjermane Deutsche Welle në Athinë

Nuki rri greku pa shtyre urat dhe nuk duron turku gardhin e grekut tek porta.Ato ishuj jo vetem qe nuk jane greke,por 1000 vitet e fundit kane qene veneciane.Pas luftes italo turke te 1912 i kaluan Italise dhe quhen ishujt e Dodekanezit..Pas humbjes ne luften greko turke ushtria greke shpetoi duke u strehuar ne keta ishuj me ndihmen e flotes engleze.Me traktatin e Lozanes ishujt i kaluan Greqise.Pas luftes II bot edhe Italia i dorzoi Greqise ishujt e Dodekanezit,me kusht qe te nenshkruante paqen me Greqine.Lufta Ital;o Greke i mbeti ne dere Shqiperise. Turqit jane zgjuar dhe e dijne me mire se Une,si eshte fryre bretkosa greke sa nje ka,,Eshte bere padrone e Mesdheut,Egjeut,Jonit.Populli turk nuk eshte poopulli shqiptar,qe dergon ne Hage edhe ate det,qe i lane Fuqite e Medha.Populli turk 90 miljonesh te merr gjak ne vetull.Ta ndan mesoren Stamboll Athine me vizore si ne Qipro. Te gjitha llojet e armeve i prodhon vete,Eshte Fuqia me e madhe ushtarake e NATOS,pas braktisjes Amerikane.Kruaje korofillaqi,kruje,se je mesuar me Korrupsionistat shqiptare.
Shqiptarët turkofilë e islamikë , ku bën pjesë dhe demua , vdesin për një çikë Turqi . Por , një pyetje fare e thjeshtë : ku i gjeti ishujt dhe detin turku , ordhitë e të cilit mbritën në Azinë e Vogël në shekullin e 14 -të ? Pa Zot ishin ato ishuj e ai det ? Apo i solli me vete nga shkretëtirat arabe ? Nuk i mjaftuan masakrat ndaj popullsisë të Kostandinopojës dhe genocidin e popullsisë , që u çvendosën me qindra mijë në thellësi të Greqisë së sotme . Kostandinopoja ishte kryeqyteti i famshëm i Perandorisë Bizantine , qyteti më i rëndësishëm në botë i asaj kohe , pas Romës . E sollën me vete ordhitë otomane Kostandinopojën, që e shkatërruan , rafshuan për tokë vepra arti të pa zëvëndësueshme dhe kishat e famëshme bizantine i kthyen në xhami , duke i ndruar dhe emrin kryeqytetit të Kostandinit të Madh ? Kjo është arsyeja që Greqia i ka ishujt dhe detin deri ngjitur me kufirin turk , sepse i ka pasur të vetat dhjetra shekuj para se sillnin kokën e tyre turqit otomanë në pjesën evropiane të Turqisë së sotme . Tjetër . Ti demo përmënd Qipron . Po çfarë fitoi me luftën në Qipro Turqia jote ? Pushtoi një të tretën e ishullit të banuar nga turq , krijoi një enklavë turke , që sot ka nivelin ekonomik as sa gjysma e pjesës greke , që është pjesa më e madhe e ishullit , është antare e BE-së dhe nga ndarja me pjesën turke , shpëtoi përgjithmonë nga banditët turko- qipriotë . Kush doli e fituar , Qipro greke , apo ajo turke ? Tjetër . Ti përmënd Turqinë si fuqia më e madhe e NATO-s . Kjo është dhjetë përqind e vërtetë . Turqia ka popullsinë më të madhe nga të gjithë shtetet anëtare të NATO-s dhe rrjedhimisht që ka ushtrinë më të madhe në numur , por jo më të fortë . Kërko në Google, ose hyr në faqen e OKB- së ku renditen ushtritë më të forta në botë dhe do të gjesh që Turqia mban vëndin e shtatë . Sipër saj qëndrojnë Anglia , Franca e Italia , madje së shpejti edhe Gjermania mbi të . Turqia ka edhe një jetër handikap të madh , që nuk ka armë bërthamore . Prandaj o demo , nuk ka të bëjë shumë numuri i ushtarëve , por teknologjia . Mjafton të shikosh që , një Izrael me 7 milion banorë mban 150 milion banorë myslymanë të vëndeve arabe me frikë në zemër . Dhe e fundit o demo turku , e ke dëgjuar apo lexuar atë thënien e famëshme të Napoleon Bonopartit ? “Paraja , paraja është ajo që e bën luftën” . Turqia ekonomikisht i ka të ardhurat për frymë GDP , më të ulët se Bullgaria , vëndi më i varfër i BE-së dhe ka një inflacion katastrofik . Në krahësim , Greqia i ka të ardhurat 40% më të larta se Turqia . Kjo është e vërteta për këtë temë o demo , po ti flet e shkruan me tifozllëk e urrejtje , aq sa nuk le shkrim , edhe kur bëhet fjalë për historinë e Skënderbeut, të mos e kruash me Ramën .
Te njeten gje a nuk ben Greqia kunder Shqipersene ne detin Jon me kufiri detar.
Sigurisht u krijua ” Mburoja e Akilit”, por me te vetmen harrese diplomatike qe eshte “Thembra e Akilit” qe jane katastrofat klimaterike si temperatura te larta, efekti serre ku natyrisht detet oqeanet jane te parat qe vuajne pasojat e ndryshimeve klimaterike, permbytjet dhe ndotja.
Nuk mund te mohohet qe bukuria e ishujve te Egjeut, perfshi Greqine dhe Turqine, shume prej jush do ti kishte krahasuar me Karaibet, plazhe te pastra, rere e bardhe dhe ujra te kristalte dhe natyrisht ajo qe ka me shume rendesi jetike eshte ” turizmi i kontrolluar”.
Por ashtu si Karaibet kane nje ” Thember Akili” qe eshte shume domethenese prane tyre ” Trekendeshin e Bermudes”, duhet te pranojme faktin qe politika e konfliktit nuk do te bente asgje me teper sesa te pershpejtoje vorbullen diplomatike dhe te gjithe aleatet dhe ” mizanskenat” e mbrojtjes teknologjike do te perfundonin ne ” i mbyturi te mbyt” ose ” nga mbret ne lypsar”, dhe po te sjell nje nga emertimet e uraganeve qe agjencia internacioanle e klimes emerton ” cdo vorbull” qe vertitet ne atmosfere, Karaibet u goditen nga ” Uragani Berryl”. Jo, Jo mos e krahaso me Berrylin e tironsve, qe nga lypsare u kthyen ne dorovites…..Apo jo??!!
Pra, ndryshimet dhe katastrofat klimaterike, mund te jete nje indikacion si per Greqine ashtu dhe per Turqine, qe nje pjese e ishujve qe sot jane pasuri turistike dhe kombetare mund ti bejne shoqeri peshqeve ne fund te detit dhe natyrisht ata mund ti ruajne si rezervate natyrore. Pra vorbulla diplomatike do te ishte me mire te mbeshteste vlerat historike te marredhenjeve pozitive qe kane pasur dhe kane Turqia dhe Greqia
O Mico.Dergo Ate ministrin e Luftes,, Dedin nga Vunoi,se Ai ja ka marre doren presionit me Edvinin per punen e detit.Kushedi e tremb edhe Erdoganin.
Shqiptarët turkofilë e islamikë , ku bën pjesë dhe demua , vdesin për një çikë Turqi . Por , një pyetje fare e thjeshtë : ku i gjeti ishujt dhe detin turku , ordhitë e të cilit mbritën në Azinë e Vogël në shekullin e 14 -të ? Pa Zot ishin ato ishuj e ai det ? Apo i solli me vete nga shkretëtirat arabe ? Nuk i mjaftuan masakrat ndaj popullsisë të Kostandinopojës dhe genocidin e popullsisë , që u çvendosën me qindra mijë në thellësi të Greqisë së sotme . Kostandinopoja ishte kryeqyteti i famshëm i Perandorisë Bizantine , qyteti më i rëndësishëm në botë i asaj kohe , pas Romës . E sollën me vete ordhitë otomane Kostandinopojën, që e shkatërruan , rafshuan për tokë vepra arti të pa zëvëndësueshme dhe kishat e famëshme bizantine i kthyen në xhami , duke i ndruar dhe emrin kryeqytetit të Kostandinit të Madh ? Kjo është arsyeja që Greqia i ka ishujt dhe detin deri ngjitur me kufirin turk , sepse i ka pasur të vetat dhjetra shekuj para se sillnin kokën e tyre turqit otomanë në pjesën evropiane të Turqisë së sotme . Tjetër . Ti demo përmënd Qipron . Po çfarë fitoi me luftën në Qipro Turqia jote ? Pushtoi një të tretën e ishullit të banuar nga turq , krijoi një enklavë turke , që sot ka nivelin ekonomik as sa gjysma e pjesës greke , që është pjesa më e madhe e ishullit , është antare e BE-së dhe nga ndarja me pjesën turke , shpëtoi përgjithmonë nga banditët turko- qipriotë . Kush doli e fituar , Qipro greke , apo ajo turke ? Tjetër . Ti përmënd Turqinë si fuqia më e madhe e NATO-s . Kjo është dhjetë përqind e vërtetë . Turqia ka popullsinë më të madhe nga të gjithë shtetet anëtare të NATO-s dhe rrjedhimisht që ka ushtrinë më të madhe në numur , por jo më të fortë . Kërko në Google, ose hyr në faqen e OKB- së ku renditen ushtritë më të forta në botë dhe do të gjesh që Turqia mban vëndin e shtatë . Sipër saj qëndrojnë Anglia , Franca e Italia , madje së shpejti edhe Gjermania mbi të . Turqia ka edhe një jetër handikap të madh , që nuk ka armë bërthamore . Prandaj o demo , nuk ka të bëjë shumë numuri i ushtarëve , por teknologjia . Mjafton të shikosh që , një Izrael me 7 milion banorë mban 150 milion banorë myslymanë të vëndeve arabe me frikë në zemër . Dhe e fundit o demo turku , e ke dëgjuar apo lexuar atë thënien e famëshme të Napoleon Bonopartit ? “Paraja , paraja është ajo që e bën luftën” . Turqia ekonomikisht i ka të ardhurat për frymë GDP , më të ulët se Bullgaria , vëndi më i varfër i BE-së dhe ka një inflacion katastrofik . Në krahësim , Greqia i ka të ardhurat 40% më të larta se Turqia . Kjo është e vërteta për këtë temë o demo , po ti flet e shkruan me tifozllëk e urrejtje , aq sa nuk le shkrim , edhe kur bëhet fjalë për historinë e Skënderbeut, të mos e kruash me Ramën .
Greket e sotem mund ta quajne perandorine Maqedone te Filipit dhe Alexandrit,perasndori greke,
Greket e sotem mund ta quajne Perandorine Romake te Lindjes,greko byzantine,,
Greket e sotem mund ta quajne mbreterine IliroEpirote te Pirros,,mbreteri greke,,Madje ne Harte e kane njoillosur Epirin si toke greke,,,Por kjo nuk vlen per njohesit e vertete te Historise. E kam theksuar ne komentin e pare Dashi,se Ata ishuj ne brigjuet e Turqise edhe ne kohen e Perandorise Romaka te Lindjes i zoteronte Vanediku,kane qene banuar nga shqiptare qe sherbenin si mercenare me page ne sherbim te Venedikut.
Turqia sulltaneve pushtoi Perandorine Romake te Lindjes.Nuk e di cfare cifle ishte ne kete Perandori toka e banuar nga greke!
Nuk kam kohë të të përgjigjem o demo , vetëm po të them që ke 90% pasaktësi në ato që ke shkruar .
Do ta marresh ne qafe Qeverriun me keto %,Dashi!
Demo eshte me turk se turqit. Mbetje gjize turke origjinale. Na moren ne qaf komunisto mahmutat shkipfoles pensionist kur do ngordhni?