Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse
AnalizaKronike

Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse

Published: August 29, 2026
Shpërndaje

Autoritetet portuale shqiptare refuzuan hyrjen e cisternës “Hanuman”, pasi anija ishte identifikuar nga inteligjenca ushtarake ukrainase si pjesë e “flotës hije” që transporton produkte ruse të naftës.

Një anije-cisternë me flamur të Sierra Leones nuk u lejua të enjten të ankorohej në radën e Portit të Durrësit, pasi autoritetet shqiptare e identifikuan atë si pjesë të të ashtuquajturës “flotë hije” ruse.

Kapiteni i Portit të Durrësit, Taulant Allkja, i tha BIRN se cisterna “Hanuman”, me numër IMO 9295048, ishte identifikuar nga Inteligjenca Ushtarake e Ukrainës, GUR, dhe shërbimet partnere si pjesë e “shadow fleet” – një rrjet anijesh të lidhura me transportin e naftës ruse nën regjimin e sanksioneve perëndimore.

- Publicitet -

Sipas Allkjes, Kapiteneria e njoftoi anijen për ndalimin ndërsa ajo ndodhej rreth 12 milje larg Durrësit, duke mos e lejuar të hynte në radën e portit.

“Anija e mori njoftimin dje nga Kapiteneria në distancën 12 milje larg Durrësit dhe tashmë vazhdon lundrimin në detin Adriatik,” tha Allkja për BIRN.

Të dhënat e publikuara nga Drejtoria Kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës (GUR), të përditësuara më 10 qershor 2026, e identifikojnë “Hanuman” si të përfshirë në transportin e produkteve ruse të naftës drejt vendeve të treta gjatë regjimit të embargos dhe kufizimit të çmimit, të njohur si “price cap”, të vendosur nga G7 dhe Bashkimi Europian.

Allkja tha se, sipas të dhënave të shërbimit ukrainas, në shtator 2025 “Hanuman” transportoi më shumë se 30 mijë tonë produkte ruse të naftës nga porti i Novorossiysk drejt Turqisë.

GUR thotë se tankeri ka kryer gjithashtu vizita në terminalin Sheskharis në Novorossiysk, një kompleks i rëndësishëm për eksportet ruse të naftës dhe pikë fundore e tubacioneve të kompanisë Chernomortransneft, degë e operatorit shtetëror rus të tubacioneve Transneft.

E ashtuquajtura “flotë hije” përbëhet nga një rrjet tanker-ësh që Rusia përdor për të mbajtur në lëvizje eksportet e saj të naftës pas vendosjes së sanksioneve perëndimore për pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës. Këto anije operojnë shpesh me flamuj të vendeve të treta dhe struktura pronësie të vështira për t’u gjurmuar.

Vendet e G7 dhe Bashkimi Europian vendosën në fund të vitit 2022 një kufi çmimi për naftën ruse të transportuar në rrugë detare, së bashku me kufizime për sigurimin, financimin dhe shërbime të tjera të lidhura me transportin.

Shqipëria, vend kandidat për anëtarësim në BE dhe anëtar i NATO-s, është rreshtuar me sanksionet e Bashkimit Europian kundër Rusisë që prej fillimit të pushtimit të Ukrainës në shkurt 2022.

Të dhënat e trafikut detar tregojnë se cisterna “Hanuman” e kishte vizituar më herët portin e Durrësit, në nëntor 2025.

Një investigim i BIRN, i publikuar në maj 2026, e identifikoi cisternën si pjesë të një liste anijesh të dyshuara për kontrabandë me naftë ruse ose drithëra të vjedhura nga territoret e pushtuara të Ukrainës, të cilat kishin vizituar portet shqiptare që prej vitit 2022, duke ngritur pikëpyetje mbi zbatimin e sanksioneve të vendosura nga qeveria shqiptare kundër Moskës.

Gëzim Kabashi – Reporter

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
18 Comments
  • demo says:
    August 29, 2026 at 9:44 am

    Dhent e dhite e botes,halli Rame rrotes.

    Reply
  • Anonymous says:
    August 29, 2026 at 10:16 pm

    Nuk do te kete paguar haracin tek Rama ose jane prishur pazaret, prandaj eshte ndalur nga Kapiteneria e Portit Durrës për të mos e lejuar te hyje! Pastaj here e pare eshte kjo qe vjene sot?, s’ka ardhe ndonje here tjeter ne portin tone!? Sa nafte kontrabande eshte futur nga porti Durresit as ata qe drejtojn kete nuk mund t’a marrin me mend! Cdo gje munt te trafikohet nepermjet ketij porti, direkt me urdher te k/ministrit dhe bandes tij kriminale! Jetojm ne nje shtet ku drejton krimi.

    Reply
  • Hanemja says:
    August 29, 2026 at 10:16 pm

    Nuk do te kete paguar haracin tek Rama ose jane prishur pazaret, prandaj eshte ndalur nga Kapiteneria e Portit Durrës për të mos e lejuar te hyje! Pastaj here e pare eshte kjo qe vjene sot?, s’ka ardhe ndonje here tjeter ne portin tone!? Sa nafte kontrabande eshte futur nga porti Durresit as ata qe drejtojn kete nuk mund t’a marrin me mend! Cdo gje munt te trafikohet nepermjet ketij porti, direkt me urdher te k/ministrit dhe bandes tij kriminale! Jetojm ne nje shtet ku drejton krimi.

    Reply
  • Emineja says:
    August 29, 2026 at 10:17 pm

    Nuk do te kete paguar haracin tek Rama ose jane prishur pazaret, prandaj eshte ndalur nga Kapiteneria e Portit Durrës për të mos e lejuar te hyje! Pastaj here e pare eshte kjo qe vjene sot?, s’ka ardhe ndonje here tjeter ne portin tone!? Sa nafte kontrabande eshte futur nga porti Durresit as ata qe drejtojn kete nuk mund t’a marrin me mend! Cdo gje munt te trafikohet nepermjet ketij porti, direkt me urdher te k/ministrit dhe bandes tij kriminale! Jetojm ne nje shtet ku drejton krimi.

    Reply
    • Dashi says:
      August 31, 2026 at 7:30 am

      Domethënë moj Emine , Anonimus dhe Hanëme ( e kushedi se sa emra të tjerë mban) , çdo anije që hyn në Shqipëri , i paguan lekët Ramës ……Hajde , hajde , mendtë e tua të kesh dhe ndonjë burrë pianec që të jep dru çdo ditë dhe shko mbytur aty ku hyjnë vaporët .

      Reply
  • Anonymous says:
    August 30, 2026 at 7:16 am

    Ashtu, sytë katër Shqipëri!

    Reply
  • Sylejman Pireva says:
    August 30, 2026 at 7:16 am

    Ashtu, sytë katër Shqipëri!

    Reply
  • SPIRA says:
    August 30, 2026 at 7:18 am

    Ashtu, sytë katër Shqipëri!

    Reply
  • demo says:
    August 30, 2026 at 8:09 am

    Ti edvini nuk do ta arrish mbylljen e Portit te Durresit.Ti edvini nuk do ta gezoc asgjesimin e Portit te Durresit. Ti edvini do te fundosesh ne tabanin e Portit te Durresit bashke me betonet e Halabarit.

    Reply
    • Ignorance is bliss says:
      August 30, 2026 at 9:11 am

      oooo demo mavria. Ta dije se sa injorant qe je do kishe varur nje gure ne qafe e do hidheshe ne lume

      Reply
      • Dashi says:
        August 30, 2026 at 9:09 pm

        Po nuk ka nevojë të mbytet demua , atij maksimumi nuk i kanë mbetur as dy vjet jetë . Po shkove 85 vjet ç’pret akoma ?

        Reply
  • Patronazhisti says:
    August 30, 2026 at 8:24 am

    Kot fare

    Reply
  • demo says:
    August 31, 2026 at 10:06 am

    Or Dashi,,or Daswhi,se me plase!Kush qeverris?Qeverris Ti,apo qeverris Edi Rama?

    Reply
    • Dashi says:
      August 31, 2026 at 10:53 am

      Qeveris dhe do të qeverisë Rama deri më 2029 , sepse është votuar nga neve 850 mijë zgjedhës . Pas këtij viti , për Ramën nuk jam i sigurt do të dojë të qeverisë akoma , apo jo , por për një gjë jam plotësisht i sigurt , që ato 850 mijë vota mund të shtohen dhe jo të pakësohen . Socialistët nuk lëvizin kollaj nga istikami .

      Reply
    • Dashi says:
      August 31, 2026 at 12:44 pm

      Kush është opozita e qeverisë , PD-ja e Berishës , apo demua ? Opozita ka plotësisht të drejtë të bëjë oponencë , se e ka për detyrë , po demos pse i ha prapanica kaq shumë ?! Po kush të pjerdh ty o demo , komentet e tua i lexojnë 20-30 veta që komentojnë këtu , kështuqë mos bëj si ai qeni i lidhur në obor të shtëpisë e që leh kundër hënës e yjeve . Ka çfarë u bën qeni yjeve e hënës ? Nuk ka çfarë i bën . Megjithatë , ai leh .

      Reply
  • 1thundrak says:
    August 31, 2026 at 2:48 pm

    O dashkar jevgu ti do shiringen me age lope.

    Reply
  • nje shqiptar says:
    August 31, 2026 at 3:40 pm

    O Dashi, ti do i kthesh kembet perpjete para Demos , bashke me ate kryehajdutin qe ti mbron . Ke nje qar se u bere njehere gjysh, u gezove me shume qe e pe dhe Ramen K/M keshtuqe tani vdes i qete , kurse Demos i duhet ca kohe te vdese derisa te marre tokat e te gezohet dhe ai si ti …

    Reply
  • Edi says:
    August 31, 2026 at 4:28 pm

    Demos ju i rruani bithen

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë “jo” që testojnë të ardhmen e LDK-së. Kriza në Prishtinë shkon përtej emrit të kandidatit për President
  • Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Evis Salës?
  • 4iG dhe SpaceX nënshkruajnë marrëveshjen e parë në Europë për prezantimin e komunikimeve satelitore Starlink me pajisjet mobile
  • Rama shpjegon dorëheqjen e Evis Salës
  • Homazhet e Serbisë për vdekjen e Mlladiçit s’janë as të nderuara, as dinjitoze

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Pasojat e përplasjes politike të Varshavës me Kievin po ndihen në rrugët e Polonisë
  2. demo on “Top sekret 2”, dokumenti që trazoi debatin fetar në Kosovë
  3. Socialpis i ndershëm... on Ministrja e Shëndetësisë jep dorëheqjen nga kabineti i Ramës, zëra se nuk pranoi të firmoste monopolizimin e ilaçeve
  4. Toni on VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  5. sfilitje.com on Gruaja që tentoi të vriste Leninin më 1918

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?