Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tetë muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit dhe të policisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Investigim > Tetë muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit dhe të policisë
InvestigimKryesoreLajmi i fundit

Tetë muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit dhe të policisë

Published: August 29, 2026
Shpërndaje

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

Pasditen e nxehtë të 26 gushtit, ndërsa dielli po perëndonte mbi plazhin e Durrësit, dhjetra punonjës policie po finalizonin një operacion të rëndësishëm në autostradën e zonës së Plepave.

Në shenjestër ishte Ergys Agasi, një personazh kontrovers 39-vjeçar, i shpallur në kërkim prej dhjetorit të vitit të kaluar për një seri akuzash të rënda në lidhje me ekzistencën e një grupi kriminal në manipulimin e tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI.

- Publicitet -

Pamjet e publikuara nga Policia e Shtetit tregojnë në skenën e krimit një makinë “Audi” në ngjyrë të zezë me katër dyert e hapura, e rrethuar nga makina civile të policisë dhe disa efektivë me uniforma dhe motorë.

Agasi shfaqet gjithashtu i rrethuar në njërën anë të rrugës, me duart e lidhura me pranga pas shpine dhe kokën e ulur forcërisht, pas një operacioni të kordinuar mes drejtorisë së Policisë së Durrësit, strukturave operacionale të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

Të mërkurën, Agasi u ndoq hap pas hapi nga agjentët e policisë teksa po udhëtonte nga Elbasani drejt Durrësit së bashku me Uljan Shpatarakun, një ish-drejtues i Policisë së Elbasanit i promovuar nga ish-kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda dhe i shkarkuar nga pasardhësi i tij në maj të këtij viti për “mosparaqitje të rregullt në punë”.

Të dhënat e siguruara nga BIRN përmes burimeve në dijeni të operacionit të koduar “Wanted” tregojnë se Shpataraku nuk ishte mbrojtësi i vetëm i Agasit në radhët e Policisë, gjatë muajve të tij të arratisë.

Burime të pavarura nga njëri -tjetri i thanë BIRN se Policia ka pasur informacione të vazhdueshme se Agasi fshihej kryesisht në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale, por nuk pati vullnet për arrestimin e mëhershëm të tij.

Policia ka pasur gjithashtu informacione për lëvizjet e tij nga baza e Shkozetit drejt Elbasanit dhe Tiranës për të zhvilluar takime me personazhe të ndryshme të botës së krimit.

“Ka pasur informacione për vendodhjen e tij edhe më parë, por tani erdhi momenti që u krye ndërhyrja,” tha njëri prej burimeve në kushtet e anonimatit.

Një burim i dytë i tha BIRN në kushtet e anonimatit se pavarësisht informacioneve për vendndodhjen e tij, puna për identifikimin e vendodhjes së Agasit dhe arrestimin e tij filloi zyrtarisht pas rotacionit të strukturës drejtuese të Policisë së Shtetit, e cila u përmbyll në fund të muajit korrik.

“Më parë ka qenë e pamundur të veprohej për ndalimin e Ergys Agasit, pavarësisht se ka pasur informacione dhe të dhëna të shumta për vendodhjen e tij, që administroheshin nga institucionet e hetimit dhe ato të zbatimit të ligjit,” tha burimi.

Edhe pse nuk ishte një zyrtar publik, Ergys Agasi kishte sipas hetimeve të zhvilluara nga SPAK influencë mbi një numër zyrtarësh të lartë dhe fuqi të deleguara nga pushteti politik. Ish-zv.kryeministri në arrati, Arben Ahmetaj e ka akuzuar atë publikisht se luante rolin e “një koordinatori” mes botës së nëndheshme të krimit të organizuar dhe qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Për më shumë se një dekadë, AKSHI menaxhoi një buxhet të stërmadh, ku vetëm në 19 procedura të hetuara nga SPAK u llogarit një fond limit prej 5.9 miliardë lekësh (rreth 59 milionë euro). Hetimi zbuloi se drejtoresha e AKSHI, Mirlinda Karçanaj dhe zëvendësja e saj, Hava Delibashi i kishin lënë këto fonde në duart e grupit të lidhur me krimin e organizuar, duke paracaktuar fituesit dhe duke siguruar devijimin e dhjetëra milionë eurove drejt llogarive të biznesmenit të IT-së, Ermal Beqiraj dhe biznesmenit Ergys Agasi.

Agasi dhe Beqiraj akuzohen se së bashku me Karçanajn dhe persona të tjerë, krijuan një skemë zhvatjeje të parave publike përmes dyfishimit të vlerës së tenderëve, paracaktimit të fituesve dhe devijimit të miliona eurove në llogaritë e një kompanie fiktive, ndërkohë që për “eliminimin” e rivalëve u përdorën anëtarë të krimit të organizuar. Po ashtu, akuzohen edhe për pastrim parash.

Agasi i ka mohuar akuzat përmes avokatit të tij, Maksim Haxhia. Ky i fundit deklaroi të premten për gazetarët, pas një séance për masë sigurie që e la Agasin në qeli se klienti i tij “nuk ka qenë asnjëherë pjesë e procedurave të tenderave, nuk ka pasur asnjë lloj përfitimi, si dhe se nuk ka qenë asnjëherë pjesë e grupeve kriminale”.

Ortaku i Agasit, Ermal Beqiraj u arrestua në Francë më 24 korrik, ndërsa po fluturonte me një avion të lehtë në një hapësirë ajrore të kufizuar mbi centralin bërthamor të Penly-t dhe u shoqërua nga forcat ajrore derisa u ul në aerodromin e Albertit në rajonin e Somme-s në veri të Francës.

Sipas SPAK, hetimet e mëtejshme të autoriteteve franceze identifikuan pasuritë e Beqirajt në Francë, të cilat dyshohet se kanë origjinë kriminale. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Beqiraj dyshohet se transferoi drejt Francës një pjesë të fitimeve të paligjshme me të cilat bleu një kështjellë, dy apartamente, mjete motorike dhe mbi 2 milionë euro i depozitoi në llogari bankare.

Rreth tre muaj më parë, Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të rrëzojë një pjesë të kërkimeve të SPAK për sekuestrimet e pasurive me vlerë 40 milionë euro të të hetuarve për aferën e AKSHI-t dhe personave dhe shoqërive të lidhur me ta.

Edmond Hoxhaj – Reporter

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
20 Comments
  • Jani says:
    August 29, 2026 at 10:10 am

    Po ketij grupit kriminal ne Shkozet qe fshihej ky Agasi nuk ja permend dot emrin gazeta??
    Apo lloqe gazetaresh.
    Ne se del i pafajshem si i behet??

    Reply
  • demo says:
    August 29, 2026 at 10:13 am

    Te sekuestrohen pasurite dhe te vihen ne dispozicion te Pensioneve.

    Reply
    • Vl says:
      August 29, 2026 at 12:47 pm

      QIRJAS JANI nuk ka shanc te dali i pa fajshem. Po sot nuk ke sufllaqe.

      Reply
  • Gjergj says:
    August 29, 2026 at 10:22 am

    Ata syresh qé i pérkasén pér nga vitet e jetés léné pas, kohés kur KISHIM REND DHE RREGULL E KONTROLL TERITORI si shenja e paré e egzistencés sé njé shteti (me té metat dhe anét pozitive qé kané sistemet politike), diné té tregojné se né Shqipéri, nuk frymonte asnjé qénie njerézore me dy kémbé, qé té bénte cubin apo té fortin. Thjesht E PAMEBDUESHME ATÉBOTÉ.
    I vetmi i forté né Shqipéri ishte SHTETI DHE ORGANET E TIJ TÉ SIGURISÉ.
    Çfaré ndodhi me ne, me ndérrimin e sistemit politik, qé sot, kemi jo vetém zérin e keq kudo né kontinent dhe kudo tjetér, por edhe Shqipériné e kemi njé shpellé kriminelésh?
    Kriminalizimi i politikés, mbushja e radhéve té saj me kontigjentin qé ishte edhe ashtu nén urdhérat e shérbimeve té shteteve „mike“, solli shkatérrimin e sistemit mbrojtés shqiptar, ushtri, polici, forcat kufitare e késhtu me rradhé. Miliarda nga djersa e kétij populli, né formé armatimi dhe infrastrukture mbrojtése u shkatérrua me qéllim.
    Grekét dhe serbét, ia arritén atij qéllimi, qé edhe veté e shihnin si té pamundur.
    Prej asaj kohe, kemi kriminelé ordineré, me kollaron e kryeministrit apo me uniformé policie.
    Kush do rend dhe siguri, e di se çfaré duhet béré, pastroni politikén nga hajdutét.
    Me Edvinér, NUK KA SHTET.

    Reply
  • Kujtim Hoxha says:
    August 29, 2026 at 10:33 am

    Gjithe saga e fshehjes Agasit keto 8 muaj verteton fjalet e Arben Ahmetajt se ky Agasi ka qene koordinatori real mes Krimit organizuar e pushtetit Rilindjes.
    Agasi ka qene keto kohe dhe mysafiri i grupit Suel Celes ne Elbasan, nje grup kriminal me lidhje te forta direkt me Taulant Ballen, ish fuqiploti i Rilindjes ne Elbasan te cilin ky grup e nxorri me te votuarin e zghjedhjeve 2021 kurse ne zgjedhjet e 2025 arriti qe anonimen Sara Mile ta nxjerre deputeten nder me te votuaren e Rilindjes me shumice derrmuese votash madje edhe brenda Burgut Peqinit dhe paraburgimit Bradasheshit (!)
    Nderkohe dhe Suel Cela eshte zyrtarisht “ne kerkim” e realisht ne bazen e tij ne Elbasan nga ku edhe kryen emerime drejtoresh e drejtues institucionesh, kjo ne saje te te qenurit i supermbrojtur nga ky pushtet te cilit i garanton te zgjedhur me vota maksimale neper farsa zgjedhore.

    Reply
  • Koha says:
    August 29, 2026 at 10:48 am

    Fakti qe qeveria beri rotacion dhe pas ketij rotacioni Agasi u arrestua tregon qe interesi ishte te arrestohej dhe jo te mbrohej sic linin te kuptohej nga shume “te zgjuar “. Pikepyetja qe rri mbi Ramen eshte mos heqja e imunitetet per Ballukun,,, dhe te presim se koha do ta tregoje aresyen e vertete, pa u aventuruar ne teza te “sigurta” perfundimtare per “tradhetaret,” “atdhetaret” dhe “hajdutet” e vendit….

    Reply
    • Gjergj says:
      August 29, 2026 at 11:27 am

      @Koha. „I zgjuari i mamit“, epo ja se po ta pranojmé qé e ke miré me budallalléqet qé shkruan. Njé pyetje mbetet,,,,kjo qeveria qé nuk mbroka kriminelét dhe ndérrojé Prodén e Shpatarakun, até shoferin e pronarit té Ballukeve,,,,kush i vuri né até post drejtues?
      Ik o ik,,,boll mo se nuk mbeti gjo mo pér ta mbrojt ktu,,,tufé halabakésh kriminelé, palaçosh qé fryhen si gjeli majé plehut, me mallin e vjedhur.

      Reply
  • Precizim says:
    August 29, 2026 at 12:54 pm

    Administrata shqipetare nen drejtimin e Edi Rames ose Dinpakut, sigurisht me reminishenca edhe nga administrata e dorezuar nga Saleh Shpella, eshte ne keto momente ne piken me te ulet te performances, profesionalizmit dhe zbatimit te ligjit.
    Shpesh themi korrupsione, por ne fakt kemi te bejme me vjedhje te kryera ne mes te dites dhe ne syte e te gjithe punonjesve te administrates. Kriminele, vjedhes te kualifikuar, ndertues skemash kriminale per te vjedhur shtetin dhe shqipetaret taksaqpagues si puna e ketij birbos qe ishte nje nga njerezit me te afert te Dinpakut, kane mbushur administraten, dhe jane nen sqetullen e ketij apo te asaj.
    Si ky ka me dhjetra ne te gjitha institucionet shteterore.
    SPAK me sa duket, ne keto vite, punoi ne menyre exibicioniste dhe shpeshhere pa i hyre thelbit te problemit dhe pa i zgjeruar hetimet. Sigurisht ka disa arritje. Ka goditje te kokave te medha por hetimet jane te dobeta, te shtrira ne kohe shpesh pa rezultat. Duke u perqendruar teresisht tek ujku per me shume buje, çakejte po bejne kerdine.
    Nuk dua te besoj qe disa arresitme i ka kryer me urdher te Kryeministrit, ne nje kohe qe hetimet e personave afer Kryeministrit duhet te çojne tek vete Kryeministri. Kete SPAK nuk po e ben.
    Ne disa nga hetimet ne proces spak ka stopuar. Ne çeshtjen e Veliajt, e kemi thene edhe here tjeter eshte nje prokuror i cili nuk e ka aftesine per te hetuar sepse ka konflikt interesi, dhe se eshte futur si prokuror pa plotesuar kriteret.
    Prezumimi i pafajsise, nga ana e gjykatave te posaçme eshte perdorur ne menyre selektive. Tek disa jane marre parasysh ankimimet dhe tek disa jo. Kjo sjell pabarazi, dhe ndikon shume ne seriozitetin e hetimeve dhe te çeshtjes. Pikerisht per kete arsye dhe plote te tjera nje pjese e hetimeve deshtojne, dhe detyrimisht te akuzuarit dalin nga burgua ose marrin masa me te lehta. Ndoshta nje pjese jane edhe te pafajshem. Edhe kjo nuk perjashtohet. Por edhe ne kete rast SPAKU eshte krijuar per te kapur, hetuar e denuar te fajshmit dhe jo te pafajshmit, se pas kesaj vjen mosbesimi.
    Ilir Meta dhe e shoqja, perceptohen nga shume njerez, si nga vjedhesit me te medhenj ne Shqiperi, por rrembimi i tij dhe rrahja spektakolare i kalojne kufijte e sjelljes policore dhe njekohesisht ne shkelje te drejtave edhe te personit te ndaluar apo te arrestuar.
    SPAKU duhet te jete i shpejte, i drejte, profesional. Larg Qeverise dhe sidomos larg Kryeministrit, sepse te gjithe emrat qe kapen jane te aferm te Kryeministrit. Nuk duhet lene pa hetuar edhe koha kur drejtuan Salehu dhe Iliri me shoke..
    Spaku duhet ndihmuar me buxhet, me rritjen e numurit te prokuroreve, BKH dhe te gjithe administrates qe punon per ta. Duhet te ndjekin me shume çeshtje ne te gjitha nivelet. Situata eshte alarmante, vjedhesit jane kudo, shqiptaret po vidhen ne menyre te hapur, te paskrupullt dhe spektakolare..

    Reply
    • Kontrovers says:
      August 30, 2026 at 5:16 am

      O preqizim, të sugjerosh fonde shtesë nga buxheti për ASPAK-un është njëlloj si t’i varrësh ujkut mëlçi pas mëlçie në qafë. ASPAK-ut nuk i mungojnë as paratë për të hetuar e shpënë pas hekurave kokat e krimit, shkaku kryesor ky se pse u krijua, dhe as mbështetja me teknologji të avancuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit galopant. Përveç ndihmave të vëna në dispozicion, në llogaritë e ASPAK-ut hyjnë dhe milionat që rrjedhin nga vënia në sekuestro apo konfiskimi i aseteve me background kriminal, qofshin këto objekte ndërtimore, automjete, skafë, para cash, thasë droge, armë, etj. etj., destination përfundimtar i të cilave nuk dihet se mungon transparenca. Dhe kur mungon llogaridhënia për atë se ku përfundon arsenali gjigand i sekuestrimeve lind dyshimi se vetë ASPAK-u mund të jetë vegël qorre në duart e atyre që e kanë ngritur si “institucion”. Pyetja që kërkon përgjigje imediate është se çfarë bëhet me “mallin” e sekuestruar? Ku përfundon? Kush e kollondris? Cila projekte sociale përfitojnë nga sekuestrot? Cili organ shtetëror ka nën mbikëqyrje financat e ASPAK-ut? Sa për rezultatet e arritura deri më sot, ato mbeten në nivel qesharak për sa kohë ai merret me cingla-mingla dhe nuk e drejton shënjestrën atje ku ishte pikësynimi fillestar. Pyetje tjetër që kërkon përgjigje është se sa kohë kjo prokurori “e posaçme” do vazhdojë t’i bëje karshillëk prokurorisë “normale”. Përse duhen dy institucione kur fare mirë punën e ASPAK-ut mund ta bënte një prokurori e reformuar dhe e pastruar nga plebishit me kurse gjashtë mujore.

      Reply
  • Ethem Lalaj says:
    August 29, 2026 at 1:29 pm

    VO:
    -Me disa HALEIST thashethemesh GABI,duhen 10 BYTHË dhe 9 ti çashë.
    Krimi organizuar nuk lindi në këtë qeveri,Por që në 1992 kur DROGA u kultivua në qarkun BERAT,(SIPAS BARDHYL RESO DEPUTET I PD 92)Por u ligjërua nga SALISËRBI NË LAZARATIN BASTION I PD PËR TU BËRË MBI 1000.000 VILA NË 28 MIJ KM/2.
    -Deri në 2013 nën qeverisjen e PD,Vëndi u zhyt në KRIM : DROGË,PROSTITUCION,RRËMBIM FËMIJËSH,SHKATRTIM E SHITJE TË MBI 1.200 ND/JEVE E INSTITUCIONE,DHËNIA 100 % E EKONOMISË ME PPP,ÇUARJA E NAFTËS,6000 TON NË DITË 93-97 NË JUGOSLLAVI PËRMRS SHKODRËD(NDAJ E DUAN SALIZO
    IUN),U FALTE RDHE 80 % TË TAKSAVE.
    NGA 1992 NUK U SEKUEDTRUA ASNKË LEKË NGA 500 MIL.$,KU NË DRRJTËSI 85-90 % U SHKARKUAN NGA VETINU DHE U BËN AVOKAT,NOTER,MILITANT BERISHISHT ME KURSE 6 MUJOR 92.
    -QEVERIA RAMA NË 4 VITE KA SHKARKUAR DISA DREJTOR POLICIE PËR PASTRIMIN E POLICISË,POR KRIMI ORGANIZUAR ËSHTË BASHKUAR ME KORRUPSIONIN NË POLITIKË.
    – DHE,POLITIKËN E KORRUPTUAR E PËRFSQSON KRYETETORISTI,SGJENTI SHIK 67,I UDB 79 BISTURIA ME 60 VILA NË GJITHË EUROPËN,VRASËSI NË GËRDEC,21 JANAR,SHKODËR,TROPOJË,PËRMET,ETJ..MBI 22.000 NË GRUSHTET E SHTETIT.
    -NËSE ERGYS AGASI U ARREDTUA 8 MUAJ ME VONES..KUSH E MBROJTI..RAMA.? EDHE SPAK E DREJTON RAMA.?
    -PO ARBEN AHMETAJ NË ZVICËR QË SHKOM ÇIMI I TV SYRI ZENIT 3-4 HERË NË MUAJ KUSH E PENGON ARRESTIMIN E TIJ PËRSËRI RAMA.?
    -PO ISH PREKURORIN LLALLA NË ROMË QË PRET SALIUN NË METINGJE KUSH E PENGON RAMA.?
    -PO REZART TAÇIN MIK TË SALIUT QË VODHI MILJARDA TON NAFTË KUSH E PENGON RAMA.?
    -JU QË SHPIFNI ME NË KTYE BILD GJERMAN,PO POSHTRONI VETËM SALISËRBIN DHE JO E.RAMËN.NDAJ PD DO TË NGELET NË OPOZITË PËRJETSISHT.
    EL NEWS ALBANIA
    FLM DITA

    Reply
    • Arnold says:
      August 30, 2026 at 7:18 am

      Sa per kurset e Plepave te ’92-t eshte vazhdimesi e kurseve 1944-2026 te partise famemadhe PPSH=PS (fame per keq) sic jane: kursi teneqexhiut qe me pas u be Minister i Brendshem, i bleterritesit dembel Kiu Fiu qe me pas u be instumentist dhe “artist i merituar” i RPSSh-se tek filmi “Udhetim ne Pranvere”, kursi i pambukmbledheses qe mori frenat e Ministrise se Bujqesise Socialiste, apo kursi i Partise Socialiste ne 2025n qe trajnoi Zeqinene me shoke per te njohur ngjyrat e kartonit te kuq dhe jeshil. Eshte katandisur kokoshi nje thele!

      Reply
  • Otto says:
    August 29, 2026 at 3:16 pm

    Po njerezit qe kane pasur dijeni dhe nuk kane kallezuar per vendodhjen e ketij kriminelit. Jane arrestuar se kane ndimuar nje kriminel ti fshihet drejtesis per nje kohe te gjate
    Avokati I tij duhet te hetohet se ky deklaroi para 8 muajve se klienti I til ishte me sherbim jashte dhe do te kthehej

    Reply
  • Edi says:
    August 29, 2026 at 3:36 pm

    Po Erion Veline kush ta mba ne burg or traLalaja Ethem, Sala apo Rama?

    Reply
  • 1thundrak says:
    August 29, 2026 at 4:15 pm

    Po si nuk e degjova njehere ramen te thoshte arrestoni saliun, per nje llaf goje arrestoi arjanin kusheririn e vet. Po si e beri gardistin e 21 janarit kryebashkiak, ate me syte si loqe lepuri fytyre daunin. O ethem, (pa ofendim) o bole komuniste. Te rruje partia…

    Reply
  • Ela says:
    August 29, 2026 at 6:39 pm

    Jo teme
    Po bashkepunetoret e Rames qe korruptohen kush i zgjodhi?
    Belinden kush e vuri?
    Karcanaj?
    Po zvernecin kush e do te shitet?
    Artur Shehu ?
    Korrupsionet ne kadaster?

    Reply
  • Arratisur says:
    August 30, 2026 at 2:03 am

    futja ne burg e ketij u llogjikua sakte nga Berisha mortja.
    Ishte vetedorezim i inskenuar si arrestim.
    Jane skenare nga prestigjatori KM
    Dhelpra ne cark keput dhe kemben e vet qe te dale nga carku
    Spaku nuk egziston sa kohe mbetet organ i varur nga politika qoft nderkombetare qoft brenda.

    Reply
  • qyfyre rilindjote says:
    August 30, 2026 at 8:52 am

    Ndersa policia ate Gysken Agas,
    thoshte se 8 muaj po e kerkonte,
    Rama babane Bardhulken Agas,
    me medalje ne qafe dekoronte.

    Reply
  • Kur propaganda quhet gazetari says:
    August 30, 2026 at 3:00 pm

    Agasi u arrestua në 26 gusht gjatë një operacioni policor të kryer duke nisur nga Elbasani dhe përfundoi në Durrës nga Forcat Speciale të Policisë së Shtetit. Në momentin e arrestimit të tij, Agasi ishte i shoqëruar nga një tjetër shtetas i shumëkërkuar nga policia, ish-zyrtari i lartë i policisë, Ulian Shpataraku. Agasi ishte shpallur në kërkim në dhjetor të vitit 2025. Prokuroria e Posaçme lëshoi një urdhër-arrest ndaj tij në kuadër të hetimeve për dosjen e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
    Për Ergys Agasin, çështja nuk është thjesht muhabet mediatik. SPAK ka ngritur zyrtarisht akuza ndaj tij dhe më 28 gusht 2026 GJKKO la në fuqi masën “arrest në burg”. Akuzat përfshijnë, ndër të tjera, konkurrencë të paligjshme nëpërmjet dhunës, heqje të paligjshme të lirisë, shkelje të barazisë në tendera, grup të strukturuar kriminal, pastrim parash dhe më pas edhe korrupsion.
    Në FAKTOR.AL është publikuar më 28 gusht 2026, me autor Dritan Hilën, shkrimi:
    “Dritan Hila: Më hani munë, Ergys Agasi po akuzohet me llafe pazari” .
    Dhe në tekst Hila shkruan konkretisht se “me llafe pazari këtu kanë nga 2 vite në paraburgim njerëzit”, ndërsa në fund përdor shprehjen labëçe “Ta kesh mik të prish punë, ta kesh armik të ha munë.”
    Çfarë shkruante Hila më 4 qershor 2024?
    Në postimin e atëhershëm, Hila e paraqiste Agasin në mënyrë shumë pozitive. Sipas tekstit të ripublikuar nga CNA, ai shkruante se kur pa foton e Agasit i bëri përshtypje ngjashmëria me të atin, Bardhyl Agasin, të cilin e përshkruante si socialist që “i bëri nder Partisë Socialiste” dhe që nuk ishte përfolur. Më tej, Hila e konsideronte faktin që Arben Ahmetaj akuzonte Agasin si diçka që, sipas tij, i bënte nder Agasit. Pra, toni nuk ishte thjesht “le të presim hetimin”; ishte qartazi mbrojtës.
    __________________________________
    https://faktor.al/2026/08/28/dritan-hila-me-hani-mune-ergys-agasi-po-akuzohet-me-llafe-pazari/?
    https://www.cna.al/aktualitet/zevendesministri-i-gurickave-si-i-dilte-ne-mbrojtje-ergys-agasit-i472637?

    Reply
  • Precizim says:
    August 31, 2026 at 1:48 pm

    @KONTRAVERS
    Jam dakort. Te gjitha pyetjet e ngritura gjithashtu qendrojne.
    Edhe une, kur them qe te rritet numuri, kam parasysh qe SPAK, do te sekuestroje para per te paguar te gjitha
    shpenzimet qe rrjedhin nga aktiviteti i tij. Sikurse e thoni ju duhet transparenca.
    Ne ato qe kam thene sigurisht e kam kritikuar SPAKun, por nga ana tjeter nuk mund te bejme sikur SPAK nuk ekziston.
    Ate kemi dhe atij do ti referohemi.

    Reply
  • Tefta says:
    August 31, 2026 at 4:04 pm

    Meqenese e dini grupin kriminal qe e fshihet Agasin, shkoni ne SPAK dhe deklaroni per ate qe. Ne te kundert konsumoni veper penale per fshehjen e te vertetes

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë “jo” që testojnë të ardhmen e LDK-së. Kriza në Prishtinë shkon përtej emrit të kandidatit për President
  • Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Evis Salës?
  • 4iG dhe SpaceX nënshkruajnë marrëveshjen e parë në Europë për prezantimin e komunikimeve satelitore Starlink me pajisjet mobile
  • Rama shpjegon dorëheqjen e Evis Salës
  • Homazhet e Serbisë për vdekjen e Mlladiçit s’janë as të nderuara, as dinjitoze

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Pasojat e përplasjes politike të Varshavës me Kievin po ndihen në rrugët e Polonisë
  2. demo on “Top sekret 2”, dokumenti që trazoi debatin fetar në Kosovë
  3. Socialpis i ndershëm... on Ministrja e Shëndetësisë jep dorëheqjen nga kabineti i Ramës, zëra se nuk pranoi të firmoste monopolizimin e ilaçeve
  4. Toni on VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  5. sfilitje.com on Gruaja që tentoi të vriste Leninin më 1918

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?