Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Amerikanët paralajmërojnë Vuçiçin: Sanksione të forta për Serbinë, zgjedhje të lira dhe largim nga Moska e Pekini
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Amerikanët paralajmërojnë Vuçiçin: Sanksione të forta për Serbinë, zgjedhje të lira dhe largim nga Moska e Pekini
Bote

Amerikanët paralajmërojnë Vuçiçin: Sanksione të forta për Serbinë, zgjedhje të lira dhe largim nga Moska e Pekini

Published: August 28, 2026
Shpërndaje

Një grup kongresmenësh dypartiakë në SHBA kanë ndërmarrë një nismë të fortë ligjvënëse duke i dërguar një paralajmërim të prerë Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Projektligji i prezantuar nga anëtarët e Komitetit të Punëve të Jashtme, republikani Joe Wilson dhe demokrati Bill Keating, kërkon vendosjen e sanksioneve dhe ndalimin e vizave për individët që minojnë proceset demokratike, paqen dhe integritetin territorial në Ballkanin Perëndimor.

Gazeta The Hill shkruan se, reagimet dypartiake kundër Vuçiçit bien në kontrast të thellë me marrëdhënien përgjithësisht të ngrohtë që udhëheqësi serb prej shumë kohësh ka ndarë me Presidentin Trump.

- Publicitet -

Pavarësisht se Donald Trump e cilëson marrëveshjen e vitit 2020 mes Serbisë e Kosovës si arritje kyçe paqeruajtëse dhe Aleksandër Vuçiç pretendon mbështetjen e serbëve ndaj tij, nisma e re e kongresmenëve amerikanë godet drejtpërdrejt udhëheqësin serb.

Ky projektligj shërben si një mesazh i fortë solidariteti me protestat dyvjeçare të studentëve kundër korrupsionit dhe keqmenaxhimit shtetëror, të cilat u ndezën pas tragjedisë hekurudhore të nëntorit 2024 ku humbën jetën 16 persona.

“Nën Presidentin Vuçiç, Serbia është larguar qëllimisht nga Sundimi i Ligjit dhe është afruar më shumë me armiqtë e lirisë si krimineli i luftës Putin, Partia Komuniste Kineze dhe regjimi terrorist në Teheran.Pavarësisht protestave të përhapura kundër korrupsionit, qeveria e Vuçiçit kërcënon të destabilizojë rajonin dhe më gjerë. Populli i Serbisë meriton më mirë”, tha Wilson në një deklaratë për The Hill, duke iu referuar Presidentit rus Vladimir Putin.

Projektligji i prezantuar nga kongresmenët amerikanë Keating dhe Wilson e bën të qartë se demokracia, antikorrupsioni dhe sundimi i ligjit duhet të mbeten shtyllat kryesore të marrëdhënieve dypalëshe SHBA-Serbi.

Përveç kësaj, nisma vjen në një kohë dyshimesh mbi zgjedhjet e paralajmëruara për në tetor, pasi raportet ndërkombëtare si Freedom House vijojnë ta rendisin Serbinë si “pjesërisht të lirë” për shkak të gërryerjes së të drejtave civile dhe presionit ndaj medias e opozitës. Në këtë kuadër, legjislacioni i ri vë në dyshim edhe ecurinë e “dialogut strategjik” të nisur së fundmi mes dy vendeve, pavarësisht kontakteve të Vuçiçit me rrethin e afërt të Donald Trump.

Kongresmenët i kërkojnë Departamentit të Shtetit që certifikimi i këtij dialogu të kushtëzohet me përparimin e Serbisë në katër fusha kyçe: ndërprerjen e ndikimit të fuqive rivale, garantimin e zgjedhjeve të lira, reformën në drejtësi dhe mbrojtjen e lirisë së shtypit e tubimit. Nëse këto kushte nuk plotësohen, projektligji kërkon ndërprerjen e menjëhershme të dialogut strategjik dhe të të gjitha financimeve përkatëse nga Uashingtoni.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • ANA says:
    August 28, 2026 at 9:41 am

    Kjo eshte dicka qe duhej bere shume kohe me pare dhe ndoshta do te ishin shmangur shume probleme per rajonin;por,perendimi zgjodhi te priste ndryshimin e politikes se Serbise,ose ndoshta eshte ende ne pritje.Megjithate nje ndryshim i tille duket i parealizueshem.Per te ndryshuar dicka duhet te pranosh qe ke gabuar,ndersa presidenti Vucic dhe politika e Serbise eshte shume larg kesaj; perkundrazi,ata besojme se duhet te ishin edhe me te ashper,,vecanerisht me ne.Sa i perket shkeputjes nga sfera e ndikimit te Rusise ,kjo duket akoma me e parealizushme; ndoshta perendimoret duhet te gjejne zgjidhje me realiste per te kufizuar Serbine.

    Reply
  • Igor says:
    August 28, 2026 at 12:33 pm

    Asnji sanksioni nuk doti vendosin Serbise ata jane te lire ne nji bote demokratike te veprojn sic duan vet pse ku ishin keta Amerikanet ma heret Serbia ju tha haptas se nuk largohet nga Moska dhe Pekingu dhe deri me tani perendimi i ka mbeshtetur keto lajme jan fantazma Amerikane qe ti thuan botes shiqoni neve e denojm xhdo kend por jo Serbine .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë “jo” që testojnë të ardhmen e LDK-së. Kriza në Prishtinë shkon përtej emrit të kandidatit për President
  • Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Evis Salës?
  • 4iG dhe SpaceX nënshkruajnë marrëveshjen e parë në Europë për prezantimin e komunikimeve satelitore Starlink me pajisjet mobile
  • Rama shpjegon dorëheqjen e Evis Salës
  • Homazhet e Serbisë për vdekjen e Mlladiçit s’janë as të nderuara, as dinjitoze

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Pasojat e përplasjes politike të Varshavës me Kievin po ndihen në rrugët e Polonisë
  2. demo on “Top sekret 2”, dokumenti që trazoi debatin fetar në Kosovë
  3. Socialpis i ndershëm... on Ministrja e Shëndetësisë jep dorëheqjen nga kabineti i Ramës, zëra se nuk pranoi të firmoste monopolizimin e ilaçeve
  4. Toni on VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  5. sfilitje.com on Gruaja që tentoi të vriste Leninin më 1918

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?