Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka firmosur nga qelia vendimin për shkarkimin e Anuela Ristanit nga detyra si kryetare e komanduar e Bashkisë së Tiranës.
Veliaj argumenton se delegimi i përkohshëm i detyrave të kryetarit të Bashkisë ishte bërë për të garantuar vijimësinë e funksionimit të administratës dhe shërbimeve të Bashkisë së Tiranës, në kushtet e krijuara në atë kohë.
Sipas tij, vendimmarrja e fundit e Gjykatës Kushtetuese përbën një rrethanë të re dhe përcaktuese për raportet institucionale, ndaj çdo kompetencë e deleguar duhet të ushtrohet në përputhje dhe koordinim me autoritetin e kryetarit të zgjedhur.
VENDIMI:
Në mbështetje të nenit 8, pika 2 dhe nenit 64 të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, si dhe nenit 113 të ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”;
duke mbajtur në konsideratë se urdhri nr. 366 (nr. 7461 prot.), datë 14.02.2025, “Për delegimin e përkohshëm të detyrave të Kryetarit të Bashkisë Tiranë”, është nxjerrë si një instrument organizativ me karakter të përkohshëm, me qëllim garantimin e vijimësisë së funksionimit të administratës dhe të shërbimeve të Bashkisë së Tiranës në kushtet e krijuara në atë kohë;
duke mbajtur në konsideratë se mandati i Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Tiranës ka vijuar juridikisht dhe është njohur si i tillë në dy vendimmarrje të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa vendimmarrja më e fundit e kësaj Gjykate ka eliminuar çdo paqartësi mbi vijimësinë dhe mbrojtjen kushtetuese të këtij mandati, si dhe mbi autoritetin që buron prej tij;
duke vlerësuar se vendimmarrja më e fundit e Gjykatës Kushtetuese përbën një rrethanë të re dhe përcaktuese për raportet institucionale brenda Bashkisë së Tiranës, e cila kërkon që ushtrimi i çdo kompetence të deleguar të zhvillohet në përputhje dhe në koordinim të plotë me autoritetin e Kryetarit të zgjedhur, mandati i të cilit është konfirmuar përfundimisht në planin kushtetues;
duke vlerësuar se, pikërisht për shkak të natyrës së tij të përkohshme dhe derivative, delegimi i kompetencave mund të vijojë vetëm për aq kohë sa i shërben qëllimit për të cilin është dhënë dhe ushtrohet në respekt të autoritetit kushtetues dhe ligjor të organit delegues, pa u shndërruar në një burim autonom kompetence të shkëputur prej tij;
duke konstatuar se, në periudhën pasuese dhe veçanërisht pas vendimmarrjes së fundit të Gjykatës Kushtetuese, është evidentuar një shkëputje progresive e ushtrimit të kompetencave të deleguara nga autoriteti kushtetues dhe ligjor i Kryetarit të zgjedhur, e materializuar në mungesën e informimit dhe të koordinimit institucional, në moszbatimin e vendimeve gjyqësore [identifikimi konkret], në moszbatimin dhe refuzimin e urdhrave të drejtpërdrejtë të Kryetarit [nr., datë], si dhe në veprime dhe mosveprime që kanë cenuar zinxhirin normal të përgjegjësisë dhe drejtimit institucional të Bashkisë;
duke konstatuar se kjo situatë ka kulmuar me refuzimin e autoritetit të Kryetarit të zgjedhur për të ushtruar kompetencat që Kushtetuta dhe ligji ia njohin drejtpërdrejt, duke krijuar një gjendje institucionale në të cilën delegimi, në vend që të realizojë qëllimin e tij fillestar të garantimit të vijimësisë administrative, është shndërruar në pengesë për ushtrimin efektiv të mandatit të organit delegues;
duke çmuar se këto rrethana, të marra së bashku dhe veçanërisht zhvillimet e fundit të sipërpërmendura, përbëjnë një ndryshim thelbësor të kushteve institucionale në të cilat delegimi është dhënë dhe e bëjnë vijimin e tij të papajtueshëm me nevojën për një zinxhir të qartë përgjegjësie, funksionimin normal të administratës dhe ushtrimin efektiv të mandatit të Kryetarit të zgjedhur;
me qëllim garantimin e ligjshmërisë, vijimësisë, stabilitetit dhe funksionimit normal të Bashkisë së Tiranës, ofrimin e pandërprerë të shërbimeve publike dhe mbrojtjen e interesit të qytetarëve të Tiranës.
j.l./ dita

Gjykata Kushtetuese eshte kthyer ne rrenuese te Shtetit Ligjor,,ne shpartalluese e Drejtesise.
Kur vjen puna per te zbatuar vendimin e ASAJ GJYKATE KUSHTETUESE,qe ndaloi dhurimin e detit Greqise,kjo gjykate e degjeneruar kushtetuese lejon te anashkalohet,,te behet Nul nga Kryeministri.
Kush do ti gjykoje vendimet Antikombetare dhe Antishtet te kesaj gjykate kushtetuese?
Suprizat ne jeten politike te vendit nuk kane te sosur;ne vend qe kryetari i bashkise te jape doreheqjen-duke qene se ndodhet ne paraburgim i akuzuar per korrupsion dhe te shpallen zgjedhjet qe qyteti te kete me ne fund nje kryetar te mirefillte-ata thjeshte pezullojne njeri-tjetrin nga detyra.Shpresojme se shpejti ky teater absurd te mbaroj dhe qyteti me qytetaret e tij te gjejne nje kryetar qe do te kujdeset vertet per ta.
ERIONI DUHET TË KISHTE DALË ME KOGË NGA PARABURGIMI PA PROVA SIPAS GJK.
POR,NUK PO E LEJOJNË PREKURORËT E SALIUT TË SPAK A.DUMANI DHE OLSI DADO.
LALI ERI U ARRESTUA PAS 1 LETRE ANONIME,MANDEJ U BËN 2,POR MË SHUMË PËR FUSTANET E ARIOLËS.
NDONSE,SALIU BËRI 54 PROTESTA NË BASHKINË E TIRANËS PËR TA ARRESTUAR DHE BASHKIA TË FUTEJ NË ZGJEDHJE PA ERIONIN,GJK JA MENDEROSI SALIUT DHE EDI RAMËS,E LA LALI ERIN KRYETAR.
TANIMË,LALI ERI KËRKON GJYKIM TË LIRIË,NDRYSHE DO APELOI NË GJNDNJ HAGË.
KJO, PASI NUK U GJETËN PROVA PËR INCENERATORËT,SIPAS SHPIFËSVE TË TIPIT BABALE TË SHQUP.!
-NDAJ,LARGIMI I RISTANIT NGA DREJTIMI I BASHKISË DO TË THOT SE BT DO E DREJTOHET DEJURE DERI 2027 LALIERI.
Kryebosh.kiaku i qelisë së burgut duket se po e ushtron më së miri detyrën që i ka ngarkuar selia rozgë. Edhe atje ku është ka tagrin të emërojë apo të shkarkojë të punësuarit në bashkinë e kryeqytetit. I bie pak a shumë që qelinë e burgut ta shpallim zyrë bashkie, pse jo dhe zyrë kryeministrie. O burra në burg se atje keni rastin të bëheni nga kriminelë në drejtues shteti.
Bythqirat, baxhellat, spiunet dhe vrasesit e qeverise nuk bejne burg. Te rroje partia o ethem (pa te ofenduuar) o bole. Tani te paguajme pervec Beketit edhe lali kurven e pidhit orbital dhe inceneratoreve qe nuk ekzistojne. BoLE e fishkur komuniste, nuk i dorezoni bijt e bunkerave! Te rruje partia