Lajmet e fundit

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Nico O’Reilly, ka zbuluar se çfarë këshille i kishte dhënë ish-trajneri i tij, Pep Guardiola.
Anglezi shpërtheu sezonin e kaluar nën urdhrat e trajnerit legjendar, dhe meritat ia jep pikërisht atij.
“Kur sapo ia kisha filluar, ai më pati thënë: ‘Me topin nuk ke asnjë problem, por pa top duhet të jesh më agresiv. Më i uritur. Me më shumë dëshirë’”, ka zbuluar O’Reilly.
“Kjo është ajo që më ndihmoi të arrija aty ku isha sezonin e kaluar”.