Lajmet e fundit

Luka Modriq ka refuzuar të thotë se ai, Toni Kroos dhe Casemiro janë mesfusha më e mirë në histori të klubeve.
Sidoqoftë, ai tha se e kishte shijuar pamasë përvojën e të ndarit të mesfushës me ta.
"A jemi unë, Kroosi dhe Casemiro më të mirët e të gjitha kohërave? Këtë nuk e them unë”, ka thënë Modriqi.
"Këto debate do të ekzistojnë gjithmonë, dhe unë preferoj t'ua lë atyre që flasin dhe japin mendimet e tyre".
"Ajo që mund të them është se më ka pëlqyer të luaj me ata të dy. E njihnim njëri-tjetrin në palcë, dhe sinqerisht, ishte e pabesueshme të luaja me ta".