IQMT intensifikon kontrollet pranë shkollave, gjobit tre biznese dhe sekuestron cigare elektronike

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), ka intensifikuar kontrollet për parandalimin e shitjes së cigareve elektronike te të miturit, me fokus të veçantë në bizneset që ndodhen pranë institucioneve arsimore.

Gjatë ditës së sotme, ekipet e IQMT-së kanë kryer gjithsej 18 inspektime në Prishtinë, Prizren, Fushë Kosovë, Rahovec, Istog, Shtime dhe Podujevë.

Si rezultat i kontrolleve, inspektorët kanë urdhëruar largimin e menjëhershëm të cigareve elektronike nga shitja në subjektet që operojnë pranë institucioneve arsimore.

Për mosrespektim të dispozitave ligjore dhe të urdhrave të inspektorëve, janë shqiptuar tri gjoba, ndërsa në dy raste janë konfiskuar cigare elektronike.

IQMT ka bërë të ditur se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim në të gjitha rajonet e Kosovës, me qëllim të mbrojtjes së të miturve dhe parandalimit të shitjes së produkteve të tilla pranë shkollave.

Ndërkaq, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit u ka bërë thirrje qytetarëve, veçanërisht prindërve, që të raportojnë rastet kur cigaret elektronike u shiten të miturve, veçanërisht në afërsi të institucioneve arsimore.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika