Oda e Mjekëve i bashkohet mbështetjes për Marshin e UÇK-së: Liria ka emër

Screenshot

Oda e Mjekëve të Kosovës ka shprehur mbështetjen për Marshin e UÇK-së, aktivitet i cili synon të përcjellë mesazhin e respektit dhe mirënjohjes ndaj të gjithë atyre që kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Dr. Pleurat Sejdiu, ka pritur në takim përfaqësuesit e platformës “Liria ka emër”, Eliza Hoxhën, Arbnore Zogjanin dhe Ridvan Eminin.

Gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet dhe aktivitetet në mbështetje të vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa në fokus ka qenë edhe Marshi i UÇK-së.

Në takim është diskutuar edhe për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Odës së Mjekëve të Kosovës dhe platformës “Liria ka emër”, si dhe për mbështetjen institucionale të Odës për Marshin e UÇK-së.

Përfaqësuesit e platformës “Liria ka emër” kanë falënderuar Odën e Mjekëve të Kosovës për “mbështetjen e dhënë për Marshin e UÇK-së”.

Takimi është përmbyllur me dakordimin për vazhdimin e komunikimit dhe bashkëpunimit në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika