Grenell mbështet gjashtë deputetët e LDK-së: Janë miq të mëdhenj të Amerikës

Ish-emisari amerikan për Ballkanin, Richard Grenell ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike në Kosovë.

Ai ka mbështetur gjashtë deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët kanë deklaruar se nuk do ta votojnë kandidatin për president, Bekim Sejdiun.

Grenell në një postim në rrjetin X ka publikuar një fotografi të gjashtë kandidatëve të LDK-së me një mbishkrim.

“Miku im Avdullah Hoti dhe kolegët e tij janë miq të mëdhenj të Amerikës”, ka shkruar ai.

Gjashtë deputetë të LDK-së si vijon: Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Armend Zemaj, Kujtim Shala dhe Janina Ymeri – kanë deklaruar se nuk do ta mbështesin Bekim Sejdiun për president.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika