Gjendet i vdekur një 49-vjeçar në Gjakovë, deklarohet Policia: Është iniciuar rasti ‘‘hetim i vdekjes’’ - Gazeta Express
string(97) "gjendet-i-vdekur-nje-49-vjecar-ne-gjakove-deklarohet-policia-eshte-iniciuar-rasti-hetim-i-vdekjes"

Lajme

Gazeta Express

04/09/2026 21:00

Gjendet i vdekur një 49-vjeçar në Gjakovë, deklarohet Policia: Është iniciuar rasti ‘‘hetim i vdekjes’’

Lajme

Gazeta Express

04/09/2026 21:00

Policia e Kosovës ka njoftuar se mesditën e sotme në Gjakovë, një person është gjetur i vdekur.

Këtë për Gazetën Express, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

Kjo e fundit ka shtuar se në konsultim me prokurorin, është iniciuar rasti ‘’hetim i vdekjes’’.

‘’Sot, rreth orës 12:20, në rrugën “Rrustem Berisha” në Gjakovë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull, i lindur në vitin 1977. Vdekja e tij është konstatuar nga personeli mjekësor në vendin e ngjarjes. Njësitet e nevojshme policore dhe kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, në konsultim me të cilin është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”, përderisa trupi i pajetë i viktimës dërgohet për ekzaminim mjeko‑ligjor’’, thuhet nga policia.

Advertisement
Advertisement
Advertisement