Times of Israel: Po avancojnë bisedimet për vendosjen e mbi 2 mijë ushtarëve në Gaza, përfshirë ata nga Kosova e Shqipëria - Gazeta Express
string(120) "times-of-israel-po-avancojne-bisedimet-per-vendosjen-e-mbi-2-mije-ushtareve-ne-gaza-perfshire-ata-nga-kosova-e-shqiperia"

Lajme

Gazeta Express

05/09/2026 0:01

Times of Israel: Po avancojnë bisedimet për vendosjen e mbi 2 mijë ushtarëve në Gaza, përfshirë ata nga Kosova e Shqipëria

Lajme

Gazeta Express

05/09/2026 0:01

Disa qindra ushtarë nga Kosova, Shqipëria, Maroku, Kazakistani, Burundi e mbi 1 mijë nga Uganda, pritet të dislokohen në Rripin e Gazës, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit

Kështu kanë thënë burime për The Times of Israel, ku potencohet se kjo forcë ka për detyrë të zëvendësojë gradualisht Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) nga Rripi i Gazës dhe të ndihmojë në procesin e çarmatimit të Hamasit.

Në raportim shtohet se, edhe Indonezia – e cila në maj pezulloi bisedimet për t’iu bashkuar Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) – është riangazhuar me Bordin e Paqes për këtë çështje, tha burimi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
✕