Gjendet një person i vdekur në stacionin e autobusëve në Prishtinë - Gazeta Express
string(66) "gjendet-nje-person-i-vdekur-ne-stacionin-e-autobuseve-ne-prishtine"

Lajme

Gazeta Express

05/09/2026 8:39

Gjendet një person i vdekur në stacionin e autobusëve në Prishtinë

Lajme

Gazeta Express

05/09/2026 8:39

Dy persona gjenden të vdekur në 24 orët e fundit, njëri u gjet në stacionin e autobusëve në Prishtinë, tjetri në Gjakovë

Një person është gjetur pa shenja jete dje pasdite në stacionin e autobusëve në Prishtinë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti policor si dhe ekipi i mjekëve të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij.

Raporti i policisë:

HETIM MBI VDEKJEN

Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 04.09.2026-19:41. Është raportuar se në stacionin e autobusëve në rrugën e lartcekur është gjetur një person mashkull kosovar pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti policor si dhe ekipi i mjekëve të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

*Fotografia në lajm ilustruese

Advertisement
Advertisement
Advertisement
✕