Napoli duket se ka fituar një mbështetëse të re që po tërheq jo pak vëmendje në rrjetet sociale.
Bëhet fjalë për Artemida Rey, modele në platformën për të rritur “OnlyFans”, e cila ka prejardhje shqiptare.
Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi ku shfaqet e veshur me fanellën e Napolit, ndërsa pozon në qytetin italian që lidhet fort me figurën e legjendës Diego Armando Maradona.




Postimet e saj kanë marrë vëmendje të madhe në rrjet, ku Rey shfaqet në poza provokuese dhe me simbolikën e klubit kampion të Serie A.
Pak ditë më parë, modelja kishte publikuar gjithashtu një video ku shihej duke kërcyer nën tingujt e një kënge në gjuhën shqipe, duke tërhequr edhe më shumë interesin e ndjekësve shqiptarë.





Artemida Rey ka ndarë më herët edhe fotografi nga pushimet e saj verore në jug të Shqipërisë, duke treguar kështu lidhjen e saj me origjinën shqiptare.
Me postimet e fundit, ajo ka arritur të bëhet një nga tifozet më të komentuara të Napolit në rrjetet sociale. /GazetaExpress/