Alessio Alia konfirmon se është në një lidhje: “Jam i lumtur, dashuria ma ndryshoi këndvështrimin” - Gazeta Express
string(94) "alessio-alia-konfirmon-se-eshte-ne-nje-lidhje-jam-i-lumtur-dashuria-ma-ndryshoi-kendveshtrimin"

Yjet

Gazeta Express

04/09/2026 22:10

Alessio Alia konfirmon se është në një lidhje: “Jam i lumtur, dashuria ma ndryshoi këndvështrimin”

Yjet

Gazeta Express

04/09/2026 22:10

Pas muajsh aludimesh rreth jetës së tij sentimentale, ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Alessio Alia, ka konfirmuar se aktualisht është në një lidhje dhe se po përjeton një periudhë të lumtur në jetën personale.

Megjithatë, ai ka zgjedhur të mos zbulojë identitetin e personit që i ka rrëmbyer zemrën.

Gjatë një interviste të fundit, Alessio foli hapur për mënyrën se si dashuria i ka ndryshuar këndvështrimin, duke pranuar me humor se dikur u jepte këshilla të tjerëve për marrëdhëniet, ndërsa tashmë e ka gjetur veten vetë të përfshirë emocionalisht.

“Dikur u bëja leksione shokëve për dashurinë dhe tani rashë vetë brenda”, u shpreh ai.

Alessio tregoi gjithashtu se për të lumturia nuk lidhet me luksin apo me të mirat materiale, por me komunikimin dhe afërsinë që krijon me personin që ke pranë.

“Njeriu nuk ka nevojë për pallate, pushime apo makina. Njeriun e bën të lumtur personi me të cilin ke komunikim, dikush me të cilin di të flasësh dhe të bësh një muhabet. Për këto kemi nevojë, për një përqafim. Jam i lumtur”, tha ai.

Edhe pse konfirmoi se zemra e tij tashmë është e zënë, ish-banori i “BBV” nuk dha detaje të tjera për partneren e tij.

Kjo ka rikthyer në vëmendje edhe emrin e Jonida Maliqit, me të cilën Alessio është përfolur prej muajsh për një histori të mundshme dashurie.

Megjithatë, deri më tani as Alessio dhe as këngëtarja nuk kanë konfirmuar publikisht se mes tyre ekziston një lidhje romantike. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement
✕