Rozana Radi i përgjigjet ndjekëses që e kritikoi për ndërhyrjet estetike - Gazeta Express
string(72) "rozana-radi-i-pergjigjet-ndjekeses-qe-e-kritikoi-per-nderhyrjet-estetike"

Yjet

Gazeta Express

04/09/2026 22:04

Rozana Radi i përgjigjet ndjekëses që e kritikoi për ndërhyrjet estetike

Yjet

Gazeta Express

04/09/2026 22:04

Rozana Radi ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pas një shkëmbimi komentesh me një ndjekëse, e cila e kritikoi këngëtaren për pamjen dhe ndërhyrjet estetike.

Artistja ka publikuar së fundmi disa fotografi nga pushimet e saj në Capri të Italisë, ku krahas komenteve pozitive dhe komplimenteve, nuk kanë munguar as reagimet kritike.

Një prej ndjekëseve i shkroi: “Rroftë kirurgu plastik. Jeni bërë një format të gjitha”, duke iu referuar ndryshimeve në pamjen e këngëtares.

Rozana nuk zgjodhi ta kalonte komentin pa përgjigje.

Ajo riktheu në vëmendje edhe një koment të mëparshëm të së njëjtës ndjekëse, të bërë rreth gjashtë vite më parë, duke lënë të kuptohet se kritikat ndaj saj nga ky profil nuk janë diçka e re.

Më pas, këngëtarja iu përgjigj drejtpërdrejt, duke i sugjeruar ndjekëses që kohën e shpenzuar duke e kritikuar ta përdorte për t’i bërë një kompliment një gruaje tjetër që, sipas saj, e meriton më shumë vëmendjen.

Replika e Rozanës ka marrë vëmendje në rrjetet sociale, ku artistja edhe një herë ka treguar se nuk preferon t’i injorojë komentet që lidhen me pamjen e saj apo ndërhyrjet estetike, por t’u përgjigjet drejtpërdrejt kritikëve. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement
✕