Një person është plagosur me armë zjarri sot në Korçë, në rrethana që ende nuk janë bërë të plota të ditura.
I plagosuri, i identifikuar me inicialet Dh. Sh., ka marrë një plumb në këmbë dhe sipas informacioneve paraprake ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia ka identifikuar autorin e dyshuar të plagosjes (N. T.) dhe e ka shpallur atë në kërkim.
Forcat e rendit vijojnë kontrollet për kapjen e tij, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për përcaktimin e motivit të ngjarjes.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/