Aksidenti tragjik i të mërkurës i mori jetën gazetarit 26-vjeçar, Xhesjon Zogu. I riu humbi jetën ditën e djeshme në një aksident të rëndë rrugor të regjistruar në aksin Fushë Krujë-Rinas, mbi urën e Gjolës.
Zogu udhëtonte me mjetin ‘Land Rover’, ndërsa nga pamjet e siguruara nga Klan përballë iu shfaq mjeti tip ‘Benz’ me drejtues Behar Ruçin. Ky i fundit ishte futur në korsinë e gabuar dhe përplasja i mori jetën Xhesjonit 26-vjeçar.
Nga pamjet dallohet përplasja e frikshme ‘kokë më kokë’ dhe pas goditjes së dhunshme mjetet janë ‘ngritur në ajër’.
Nga pamjet shihet ‘Benzi’ i bardhë i cili udhëton me shpejtësi skëterrë dhe përplas ‘kokë më kokë’ makinën tip “Land Rover” të gazetarit. 26-vjeçari Xhesjon Zogu, me profesion gazetar humbi jetën si pasojë e plagëve të marra, rrugës për te Spitali i Traumës.
Sipas grupit hetimor makina tip ‘Benz’ mund të ketë qenë 100-150 km/h. Në vendin e ngjarjes ka shenja që tregojnë aksidentit e rëndë, në asfalt shihet qartë shenjat e frenimit dhe ky ka qenë një frenim jo normal i automjetit, duke u përplasur më pas edhe me barrierën e rrugës.
Paraprakisht mjeti ‘Benz’ dyshohet se mund të ketë pasur një gomë të shpuar dhe drejtuesi mund të ketë humbur kontrollin, pasi në këto pamje nuk duket një parakalim.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/