Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka folur sot kundër marshimit të planifikuar në Kosovë dhe diasporë më 12 shtator, në mbështetje të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, para gjyqit përfundimtar në Hagë. Në një dalje publike, Vuçiç tha se në këtë mënyrë, Prishtina zyrtare po i bën presion Gjykatës së Hagës, në mënyrë që më 16 shtator të lirojë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
“Po paralajmërojnë dhunë dhe presion ndaj gjykatës nëse kjo nuk ndodh. Ne do të presim deri më 16 shtator, do të reagojmë dhe do të tregojmë gjithçka që ka bërë bashkësia ndërkombëtare ndërkohë. Fatkeqësisht, por edhe me një anë fat, do të kem mundësinë të flas për këtë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së”, deklaroi Vuçiç.
Gjykata Speciale në Hagë do të shpallë aktgjykimin përfundimtar ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) më 16 shtator 2026, në orën 10:00, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar që të katër të akuzuarit të shpallen fajtorë dhe të dënohen me nga 45 vjet burgim secili.
Ndërkohë, në reagimin e tyre veteranët e kanë quajtur datën e aktgjykimit si “raundin e radhës të poshtërimit publik” ndaj krerëve të UÇK-së. Ata kanë paralajmëruar se nëse Gjykata Speciale merr një vendim dënues politik, përgjigja e tyre e prerë do të zhvendoset plotësisht në rrugë përmes protestave masive që nuk do të ndalen deri në arritjen e qëllimit.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/