×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Vrasja e gazetares malteze mbetet pa porositës, biznesmeni lirohet nga akuzat pas 9 vitesh, familja: Daphne iu mohua drejtësia

MALTË- Yorgen Fenech, biznesmeni maltez i akuzuar si organizatori i vrasjes së gazetares investigative Daphne Caruana Galizia, është shpallur i pafajshëm nga një juri me 8 vota pro dhe vetëm 1 kundër. Vendimi, pas një gjyqi dy-mujor, shkaktoi reagime të forta në Maltë, ndërsa familja e gazetares dhe organizatat për lirinë e shtypit kërkuan që përgjegjësia për vrasjen të mos mbetet pa u zbardhur.

Një nga çështjet më të bujshme kriminale dhe politike të Maltës mori një kthesë të papritur të mërkurën, më 2 shtator, kur Yorgen Fenech, 44 vjeç, u shpall i pafajshëm për akuzat që lidhen me vrasjen e gazetares Daphne Caruana Galizia.

Juria prej nëntë anëtarësh vendosi, pas rreth tetë orësh diskutime, ta shpallë Fenech të pafajshëm për të dyja akuzat: bashkëpunim në vrasjen e qëllimshme të gazetares dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale për kryerjen e saj. Votimi ishte 8 me 1 në favor të pafajësisë.  Fenech kishte mohuar gjatë gjithë procesit se kishte urdhëruar vrasjen.

Akuzohej se kishte porositur vrasjen për 150 mijë euro

Prokuroria e kishte paraqitur biznesmenin si personin që qëndronte pas eliminimit të gazetares. sipas akuzës, Fenech kishte porositur dhe financuar vrasjen, duke paguar rreth 150 mijë euro përmes ndërmjetësit Melvin Theuma, i cili më pas kishte lidhur kontaktet me personat që realizuan atentatin.  

Daphne Caruana Galizia u vra më 16 tetor 2017, kur një bombë e vendosur në makinën e saj shpërtheu pranë shtëpisë në Bidnija të Maltës. Gazetarja 53-vjeçare ishte një prej zërave më të njohur investigativë në vend dhe kishte publikuar hetime për korrupsionin dhe lidhjet mes politikës dhe biznesit. Vrasja e saj shkaktoi protesta masive, krizë politike dhe në fund edhe dorëheqjen e kryeministrit të atëhershëm Joseph Muscat.

Fenech: “Keith Schembri ishte organizatori”

Gjatë procesit, biznesmeni mohoi të ishte porositësi i vrasjes dhe drejtoi gishtin nga Keith Schembri, ish-shefi i kabinetit të kryeministrit Joseph Muscat. Në dëshminë e tij, Fenech tha se Schembri ishte personi që qëndronte pas planifikimit të vrasjes. Schembri ka mohuar përfshirjen dhe autoritetet nuk e kanë akuzuar për vrasjen e gazetares.  Prokuroria, nga ana tjetër, e vuri në pikëpyetje versionin e Fenech gjatë marrjes në pyetje, duke argumentuar se provat e mbledhura gjatë hetimit e lidhnin atë me komplotin.

Familja e gazetares: “Daphne iu mohua drejtësia”

Vendimi i jurisë shkaktoi tronditje te familjarët e Daphne Caruana Galizias, të cilët ndodheshin në sallën e gjyqit. Në një reagim pas vendimit, familja tha se Daphne nuk mori drejtësinë që meritonte dhe kritikoi faktin se, nëntë vite pas vrasjes, dështimet institucionale që lejuan atentatin mbeten ende të paadresuara.

Familjarët theksuan se përgjegjësia nuk duhet të ndalet te personat që realizuan fizikisht atentatin, por duhet të shkojë deri te ata që e urdhëruan dhe e mundësuan atë. Familja argumentoi gjithashtu se shteti maltez kishte dështuar në mbrojtjen e gazetares dhe se duhet të ndërmerren reforma që një rast i tillë të mos përsëritet.

Reagime të forta jashtë gjykatës

Pas shpalljes së vendimit, Fenech doli nga gjykata nën masa të forta sigurie. Jashtë godinës, disa persona e pritën me thirrje kundër tij, ndërsa vendimi shkaktoi reagime të menjëhershme nga organizatat që kanë kërkuar prej vitesh zbardhjen e plotë të vrasjes.

Partia Nacionaliste e opozitës organizoi një protestë të mërkurën në mbrëmje, duke kërkuar që çështja e përgjegjësisë për vrasjen të mos mbyllet me vendimin ndaj Fenech.

“Pafajësia nuk i fshin pyetjet”

Organizata malteze Repubblika, një prej grupeve që ka ndjekur nga afër çështjen e Daphne-s, pranoi se vendimi i jurisë duhet respektuar juridikisht. Por njëkohësisht argumentoi se fakti që Fenech u shpall i pafajshëm nuk i zhduk provat dhe pyetjet e ngritura gjatë procesit dhe se çështja e përgjegjësisë për vrasjen mbetet një problem i madh për Maltën.

Reagimi është veçanërisht i rëndësishëm sepse e ndan qartë dy çështje: Fenech është juridikisht i pafajshëm për akuzat për të cilat u gjykua, por kjo nuk do të thotë se është zbuluar përfundimisht kush e urdhëroi vrasjen e gazetares.

Gazetarët europianë: dështim për të gjetur organizatorin

Federata Europiane e Gazetarëve dhe organizata të tjera të lirisë së medias e kanë konsideruar vendimin një goditje për përpjekjet për të vendosur përgjegjësi të plotë për vrasjen e Daphne Caruana Galizias.

Rasti është parë prej vitesh si një test për sundimin e ligjit dhe lirinë e shtypit në Maltë. Në hetim publik i mëparshëm kishte arritur në përfundimin se shteti maltez mbante përgjegjësi për krijimin e një klime mosndëshkimi dhe për dështimin për të mbrojtur gazetaren.

Autorët e atentatit janë dënuar

Pavarësisht pafajësisë së Fenech, disa prej personave të përfshirë në ekzekutimin e atentatit janë dënuar. Tre burra janë dënuar për rolet e tyre në vrasje, ndërsa dy të tjerë janë dënuar siguriimin e bombës që u përdor gjatë atentatit. Ndërmjetësi Melvin Theuma, i cili bashkëpunoi me drejtësinë dhe dëshmoi kundër Fenech, kishte marrë një falje presidenciale.

Por pikërisht këtu mbetet pyetja kryesore që vazhdon të rëndojë mbi Maltën: Kush e urdhëroi vërtet vrasjen e Daphne Caruana Galizias? Përrgjigjja nuk u dha nga vendimi i 2 shtatorit.

Fenech tashmë është i lirë dhe i pafajshëm sipas vendimit të jurisë, ndërsa familja e gazetares dhe organizatat e lirisë së shtypit kërkojnë që hetimi për personin ose personat që qëndruan pas vrasjes të vazhdojë. Prokuroria pritet ta apelojë vendimin./SHEKULLI

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

EMRAT/ Bomba e lidhur me celular në Durrës, arrestohen dy persona, kujt donin ti jepnin sinjal? (Video)

EMRAT/ Bomba e lidhur me celular në Durrës, arrestohen dy persona, kujt donin ti jepnin sinjal? (Video)

Publikuar më 05.09.2026
Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur pak ditë m...

Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në lagjen nr. 3 të qytetit, ku u konstatua një aparat telefonik celular i lidhur me një sasi lënde plasëse. Në kuadër të operacionit të koduar “Sinjali”, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë identifikuar dhe vënë në […]

Lexo më shumë

5 telefonë u zbuluan në sektorin ku qëndron Veliaj në paraburgimin e Durrësit, Plarent Ndreca jep versionin e tij

5 telefonë u zbuluan në sektorin ku qëndron Veliaj në paraburgimin e Durrësit, Plarent Ndreca jep versionin e tij

Publikuar më 03.09.2026
TIRANË- Avokati mbrojtës i Erion Veliajt, Plarent Ndreca ka ...

TIRANË- Avokati mbrojtës i Erion Veliajt, Plarent Ndreca ka reaguar në lidhje me gjetjen e 5 pajisjeve celulare në ambientet e paraburgimit të Durrësit, në sektorin B, ku akualisht është duke qëndruar dhe kryebashkiaku i Tiranës. Në një reagim të bërë për mediat, Ndreca thotë se asnjë nga aparatet celulare nuk i përket Veliajt, dhe […]

Lexo më shumë

E rëndë/ U konfliktuan mes tyre, partneri merr përpara me makinë të renë, 24-vjeçarja në gjendje kritike

E rëndë/ U konfliktuan mes tyre, partneri merr përpara me makinë të renë, 24-vjeçarja në gjendje kritike

Publikuar më 01.09.2026
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Igumenicën në Greqi, ku një...

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Igumenicën në Greqi, ku një 24-vjeçare ndodhet në gjendje kritike në terapi intensive, pasi dyshohet se u rrëzua nga makina e drejtuar nga partneri i saj 29-vjeçar, pas një konflikti mes tyre. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës. Sipas autoriteteve greke, mes çiftit […]

Lexo më shumë

Makina ra në humnerë/ Kush është 20-vjeçari që humbi jetën, po kthehej nga Lura me dy të rinjtë që u sollën te Trauma

Makina ra në humnerë/ Kush është 20-vjeçari që humbi jetën, po kthehej nga Lura me dy të rinjtë që u sollën te Trauma

Publikuar më 30.08.2026
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur...

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur pasditen e sotme në Kurbnesh të Mirditës, ku një 20-vjeçar humbi jetën dhe dy persona të tjerë mbetën të plagosur rëndë. I riu që humbi jetën është identifikuar si Klaudio Ndoji, rreth 20 vjeç. Ai ishte pasagjer në automjetin me të cilin po udhëtonte së […]

Lexo më shumë

“Oficer policie apo Rambo?”/ Gazetari ngre pikëpyetje për 7 armët që iu sekuestruan Uljan Shpatarakut

“Oficer policie apo Rambo?”/ Gazetari ngre pikëpyetje për 7 armët që iu sekuestruan Uljan Shpatarakut

Publikuar më 29.08.2026
Gazetari Basir Çollaku ka ngritur një sërë pikëpyetjesh lidh...

Gazetari Basir Çollaku ka ngritur një sërë pikëpyetjesh lidhur me 7 armët e zjarrit që i janë sekuestruar ish-efektivit të Policisë së Shtetit, Uljan Shpataraku. Sipas Çollakut, Shpatarakut i janë sekuestruar tre pistoleta, dy pushkë dhe dy shotgunë, ndërsa gjithashtu i janë revokuar lejet përkatëse të mbajtjes së armëve. Në një reagim të tij, gazetari […]

Lexo më shumë

Ethet e Nilit përhapen me shpejtësi në Greqi, 232 raste dhe 19 viktima, Shqipëria regjistron rastin e parë

Ethet e Nilit përhapen me shpejtësi në Greqi, 232 raste dhe 19 viktima, Shqipëria regjistron rastin e parë

Publikuar më 28.08.2026
Ethet e Nilit Perëndimor po përhapen me ritme shqetësuese në...

Ethet e Nilit Perëndimor po përhapen me ritme shqetësuese në Greqi, ndërsa autoritetet shëndetësore kanë regjistruar 232 raste të infektimit dhe 19 viktima që nga fillimi i sezonit 2026. Sipas të dhënave të fundit të Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik në Greqi (EODY), vetëm gjatë javës së fundit janë konfirmuar 75 raste të reja, duke […]

Lexo më shumë

A negocioi Balla për dorëzimin e Agasit? Gazetari-Berishës: Biznesmeni vuri veton që Taulanti të mos ishte më ministër… nuk e shohin dot me sy njëri-tjetrin

A negocioi Balla për dorëzimin e Agasit? Gazetari-Berishës: Biznesmeni vuri veton që Taulanti të mos ishte më ministër… nuk e shohin dot me sy njëri-tjetrin

Publikuar më 27.08.2026
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi sot arr...

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi sot arrestimin e biznesmenit Ergys Agasi, duke aluduar se ai ka qenë një ‘dorëzim i kontrolluar’ me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Gjatë konferencës nga selia blu, duke iu referuar informacioneve të marra nga qytetarët dixhitalë, Berisha tha se të dielën në Elbasan, ka pasur një takim mes Taulant Ballës […]

Lexo më shumë

“Ku je o Skënderbeu i Shqipërisë, ku je”, pamjet nga takimi i Ramës me të moshuarit në Pogradec: Ka ca ferra akoma…

“Ku je o Skënderbeu i Shqipërisë, ku je”, pamjet nga takimi i Ramës me të moshuarit në Pogradec: Ka ca ferra akoma…

Publikuar më 26.08.2026
TIRANË- Kanë dalë pamjet e takimit të kryeministrit Edi Rama...

TIRANË- Kanë dalë pamjet e takimit të kryeministrit Edi Rama, gjatë të hënës në Pogradec, me një grup të moshuarish, që qëndruan me orë me radhë në pritje, për ta përshëndetur nga afër. Teksa Rama shkon pranë tyre, të moshuarit e krahasojnë kryeministrin me Skënderbeun, ndërsa vetë kryesocialisti shprehet se vendi është i shpëtuar dhe […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda