Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Mirditë, ku u ekzekutua Viktor Bardhi. Policia ka njoftuar se viktima u gjet i qëlluar me armë zjarri brenda makinës së tij, në fshatin Ndërfushas.
Paraprakisht dyshohet se autorët i kanë bërë pritë, e kanë qëlluar me armë, e më pas janë larguar. Ndërkohë në fshatin Munaz është gjendur edhe makina e djegur e autorëve. Policia ka sekuestruar automjetin dhe po kryen ekspertizat, ndërsa vijojnë kontrollet në zonë për gjetjen e provave të tjera që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.
Viktima Viktor Bardhi është vëllai i Martin Bardhit, i ekzekutuar më 26 shtator, të vitit 2023.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 09:00, në fshatin Ndërfushas, është gjetur i pajetë në automjetin e tij, shtetasi V. B., rreth 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/