Dy shërthime me tritol ndodhën gjatë natës në qytetin e Durrësit, ndërsa objektiv ishin dy biznese, një lokal dhe një sërvis makinash. Burime bëjnë me dije për SHEKULLI-n, se shpërthimi i parë ka ndodhur rreth orës 03:50, në lagjen nr. 11, Durrës, në derën e jashtme të një lokali në pronësi të Gëzim Kajnos.
Kajno është një emër i njohur për autoritetet, pasi është dënuar për vrasjen e Asllan Kërtushës në vitin 2016. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme të lehta materiale.
Rreth 40 minuta më vonë, në orën 04:30, një tjetër sasi lënde plasëse është hedhur në derën e garazhit të një automjeti në zonën e Shkallnurit, në anë të rrugës Plepa–Ndroq. Edhe në këtë rast janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për zbardhjen e rrethanave të dy ngjarjeve, identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve.
Si ndodhi vrasja ku u përfshi Gëzim Kajno?
Sipas dosjes së kohës, Asllan Kërtusha kishte qëndruar prej disa orësh në lokalin e Kajnos duke konsumuar alkool. Në gjendje të dehur, ai kishte nisur të ofendonte dhe shqetësonte klientët dhe punonjësit e lokalit. Punonjësit njoftuan Kajnon, i cili i kërkoi Kërtushës të largohej.
Më pas situata u përshkallëzua. Në konflikt u përfshi edhe Bledar Kajno, kushëriri i Gëzim Kajnos. Sipas raportimeve të kohës, arma u mor gjatë përplasjes dhe Kërtusha u qëllua me armë zjarri.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/