Një atentat tronditi mëngjesin e sotëm Mirditën, ku mbeti i vrarë Viktor Bardhi.
Vrasja dyshohet se ka shkak hakmarrjen e vjetër mes disa fiseve, që ka shënuar edhe viktima të tjera. Një prej viktimave ishte pikërisht vëllai i Viktorit, Martin Bardhi, i cili u ekzekutua në mes të Rrëshenit më 26 shtator të vitit 2023.
Po si ndodhi krimi?
Krimi ka ndodhur në orën 10:40, në lokalin e viktimës, që për ironi të faktit ndodhej vetëm pak metra larg komisariatit të qytetit. Martin Bardhi ishte duke konsumuar një kafe me 3 persona të tjerë Indrit Bardhin, Ilir Bardhokun dhe Olti Gjinin. Papritur, dy persona të maskuar dalin përballë tij dhe qëllojnë me breshëri plumbash. Martin Barhdi ndërroi jetë në vend, ndërsa 3 personat e tjerë mbetën të plagosur.
Dy autorët e maskuar u larguan nga vendi i ngjarjes me fuoristradë tip “Jeep”. 30 minuta më vonë ky mjet u gjet i djegur në afërsi të fshatit Gëziq, rreth 10 km nga vendi ngjarjes.
Autoritetet nisën hetimet mbi ngjarjen, duke ndjekur si pistë të parë konfliktin e hershëm me fisin Reçi, megjithatë ende nuk është identifikuar asnjë autor. Anëtarët e fisit Reçi mohuan lidhjen me ngjarjen. Ndërkohë, Martin Bardhi njihej si person me precedentë penalë dhe ka qenë në burg, pasi në vitin 2023 ka qene një nga personat që ka tentuar të vrasë Saimir Recin, nipin e Kastriot Reçit, një tjetër viktimë e kësaj gjakmarrjeje.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/