Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mëngjesin e sotëm në Mirditë, ku raportohet se një person ka humbur jetën.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Ndërfushas, ku viktima është identifikuar si Viktor Bardhi. Paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me një krim për hakmarrje, pasi viktimës i kanë vrarë dhe vëllain, Martin Bardhi, në vitin 2023.
Raportohet gjithashtu se në Munaz është gjendur edhe makina e djegur e autorëve, të cilët janë larguar pa gjurmë.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 09:00, në fshatin Ndërfushas, është gjetur i pajetë në automjetin e tij, shtetasi V. B., rreth 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/