Klodiana Spahiu ka reaguar pas emërimit të saj në postin e ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu ka falenderuar kryeministrin Edi Rama për besimin e dhënë, ndërsa ka shprehur angazhimin për të çuar përpara objektivat dhe prioritetet e qeverisë në sektorin e shëndetësisë.
Spahiu ka shprehur gjithashtu mirënjohjen e saj për Evis Salën, e cila mbajti detyrën e ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për rreth një vit.
Reagimi i Klodiana Spahiut:
Së pari, falenderim për Kryeministrin Edi Rama për besimin e dhënë në propozimin si Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Shumë mirënjohëse dhe me dëshirën e madhe për të çuar përpara çdo angazhim.
Falenderim për Profesore Evis Sala, për gjithë punën e bërë dhe kontributin e dhënë në këtë Ministri.
Një falenderim edhe për të gjithë ata që më kanë dërguar mesazhe pa fund urimi, miq e të njohur dhe shumë miq të tjerë virtualë.
Në pamundësi për t’ju kthyer të gjithëve përgjigje, ju them vetëm:
FALEMINDERIT NGA ZEMRA!
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/