Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale ka pezulluar nga detyra dhe ka nisur hetimet ndaj katër punonjësve të burgut të Fierit.
Shkak për masat e marra është bërë humbja e një telefoni celular, i cili ishte sekuestruar në ambientet e burgut.
Sipas të dhënave paraprake, telefoni i ishte gjetur më 24 qershor një të burgosuri në qeli, ndaj të cilit kishin nisur edhe veprimet hetimore. Pas kontrolleve të kryera në vijim, pajisja celulare dyshohet se është zhdukur.
Në kuadër të hetimit, ndaj katër punonjësve të burgut të Fierit janë caktuar disa masa sigurie, konkretisht “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
Njoftimi i AMSEVP:
Njoftim nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, janë kryer veprime me metoda speciale të hetimit në funksion të procedimit penale nr. 1118/2026, në lidhje me ngjarjen e datës 24.06.2026 të ndodhur në IEVP Fier, ku AMSEVP është njoftuar se nga kontrolli që ka ushtruar në dhomën ku vuan dënimin shtetasi i burgosur K.C, u gjetën një aparat i dyshuar celular për të cilin i burgosuri ka pranuar autorësinë.
Gjatë kryerjes së veprimeve të para procedurale nga AMSEVP është konstatuar se në vendngjarje mungonte prova materiale telefon celular, për të cilin ishte raportuar dhe përpiluar raporti i incidentit.
Në vijim të veprimeve hetimore, në lidhje me këtë ngjarje, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka vendosur:
-masën e sigurimit personal ‘arrest me burg’ për shtetasit e paraburgosur K.C dhe B.P,
si dhe masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, “ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasit:
1. M.B, me detyrë përgjegjës i godinës B dhe C
2. E.H, me detyre punonjës i rolit bazë në sektor, Godina A
3. S.H, me detyre punonjës i rolit bazë në sektor, Godina A
4. J.M, me detyre punonjës i rolit bazë në sektor, Godina A
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/