Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj një deklarate të Partisë Demokratike Europiane, e cila ka pretenduar se rreth 200 llogari në Instagram, të lidhura me “Revolucionin Flamingo”, janë mbyllur nga persona pranë qeverisë shqiptare.
Pretendimi ka nxitur reagimin e Ramës, i cili ka mohuar çdo përfshirje të qeverisë në mbylljen e këtyre llogarive dhe i ka cilësuar akuzat si të pabazuara.
“Si mund ta quajnë veten demokratë këta agjitatorë, ndërkohë që publikojnë një insinuatë vizuale kaq të turpshme?
Kam jetuar me lojërat e fajësimit dhe të turpërimit nga kundërshtarët e mi për aq kohë sa jam në politikë. Por kur kjo formë e ulët propagande vjen nga njerëz që hiqen si demokratë europianë, është vërtet për të ardhur keq.
Po sikur e gjithë kjo farsë të vijë nga të njëjtat burime dashakeqe që ushqyen të ashtuquajturin “Revolucioni Flamingo”, shumë prej të cilave ushqyen gjithashtu kaosin në Ceuta? Pse? E thjeshtë: për t’i dhënë sërish jetë një “revolucioni” që tashmë është shfryrë. A nuk ka kuptim kjo? Sigurisht që po. Por, me sa duket, jo për këta demokratë vetëm në emër.
Prandaj, më lejoni të jem i qartë: ne nuk kemi të bëjmë aspak me çaktivizimin apo kufizimin e ndonjë llogarie në rrjetet sociale dhe as nuk zotërojmë kapacitetin teknik për të kryer një operacion të këtij lloji.
Turp për gjithë këtë tufë dështakësh që përhapin marrëzira të tilla.“, shkruan Rama në “X”.
How can these agitators call themselves democrats while publishing such a shameless visual insinuation?
— Edi Rama (@ediramaal) September 3, 2026
I have lived with the blame and shame games of my opponents for as long as I have been in politics. But when this low form of propaganda comes from people parading as European… pic.twitter.com/2sXqOLMx8v
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/