Një 57-vjeçar është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka kërcënuar me vdekje kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përmes postimeve në rrjetin social Facebook.
Sipas medias “Sinjali”, i arrestuari është Gazmend Halimi, ndërsa rasti po hetohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Rasti është evidentuar më 2 shtator, pasi Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda ka marrë informacione lidhur me disa postime të bëra nga i dyshuari.
Sipas raportimeve, Halimi dyshohet se kishte publikuar dy video me pamje të kryeministrit Kurti, të shoqëruara me mesazhe kërcënuese. Në njërën prej videove, sipas “Sinjalit”, shkruhej: “Këti duhet me ia dhan plumin në ball”, ndërsa në tjetrën: “Ket tradhtar asht dasht me vra në kuvend”.
Hetimet morën një tjetër zhvillim pasi efektivët kontaktuan të dyshuarin në telefon. Sipas të njëjtit burim, gjatë komunikimit ai dyshohet se ka kërcënuar edhe zyrtarët policorë që po merreshin me rastin.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/