KOSOVË – Në varrezat e fshatit Llukar në Prishtinë, është zhvilluar ceremonia e varrimit të TikTokerit dhe ish-banorit të “Big Brother VIP Kosova 3”, Laurent Krasniqi.
Krasniqi u nda nga jeta pas një aksidenti me motor, i ndodhur gjatë natës së kaluar. Lajmi për vdekjen e tij ka tronditur familjarët, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që e njihnin.
Në ceremoninë e lamtumirës së fundit morën pjesë një numër i madh qytetarësh, miqsh dhe kolegësh, të cilët u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit Laurentit.
Mes të pranishmëve ishin edhe miqtë e tij të afërt, Egzon Sahiti dhe Fitim Sylejmani. Të dy u panë të përlotur gjatë ceremonisë, teksa i dhanë lamtumirën mikut të tyre.
Në varrim morën pjesë gjithashtu disa emra të njohur të skenës muzikore dhe televizive, mes tyre DJ PM, DJ Dagz, Gjesti, Selin, Gimbo dhe Brikena, së bashku me miq e kolegë të tjerë të Laurentit.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/