Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Llukar të Prishtinës, ku ka humbur jetën një 29-vjeçar.
Sipas medieve në Kosovë viktima është identifikuar si Laurent Krasniqi, TikTok-eri i njohur dhe ish-banor i “Big Brother VIP Kosova”. Gjatë udhëtimit me motor, Krasniqi ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar.
Pas aksidentit, 29-vjeçari është dërguar me urgjencë në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku ekipi mjekësor ka ndërmarrë masat e nevojshme për ta mbajtur në jetë.
Megjithatë, burime të Prive konfirmojnë se për shkak të plagëve të rënda të marra nga aksidenti, Laurent Krasniqi nuk ka mundur të mbijetojë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/