Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri që tronditi Korçën këtë të enjte, ku Dhimitër Shaka mbeti i plagosur në këmbë.
Mësohet se autori i dyshuar, Nikolin Tarusha dhe i plagosuri janë kushërinj me njëri-tjetrin. Në momentin e ngjarjes, dy personat ndodheshin së bashku në një automjet.
Sipas të dhënave paraprake, teksa po udhëtonin me makinë, Tarusha ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar ndaj kushëririt të tij, duke e plagosur në këmbë.
Shkaqet dhe motivet që çuan në konfliktin mes dy kushërinjve mbeten ende të paqarta. Policia ka nisur kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar, i cili është shpallur në kërkim.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/