×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Si do të funksionojë Pasqyrë Albania? Rama: Të jenë pjesë dhe pushteti legjislativ dhe gjyqësor, hallet nuk do mbeten më jetime

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur fjalën e tij në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar, ku ka prezantuar platformën e re, Pasqyrë Albania.

Rama e prezantoi këtë si një platformë dhe  mekanizëm për ta afruar qytetarin me administratën dhe për t’i dhënë mundësi të ndjekë në kohë reale se çfarë po ndodh me një shqetësim apo kërkesë të tij.

Sipas shpjegimit të bërë deri tani, platforma do të ketë dy pjesë kryesore:

“Flamingo Mirror” / “Pasqyra e Flamingove” – qytetarët do të mund të raportojnë probleme, shqetësime dhe çështje që nuk janë zgjidhur nga administrata.

“Radar” – pjesa që i lejon qytetarit të gjurmojë në kohë reale statusin e ankesës apo kërkesës së tij. Sipas informacionit të publikuar, gjurmimi duhet të nisë brenda 48 orëve.

Rama e ka përshkruar si një lloj “pasqyre” të punës së shtetit, ku qytetari nuk do të bëjë thjesht një ankesë dhe të presë, por do të ketë mundësi të shohë se ku ka mbërritur kërkesa, kush po merret me të dhe çfarë statusi ka.

“Hë pra, Pasqyra Albania do të jetë një hapësirë ku qeveria do të jetë tërësisht aty, por patjetër që e mira e do që te Pasqyra Albania të jenë dhe dy pushtetet e tjera. Kjo është një vendimmarrje e tyre.”

Rama është ndalur te mënyra se si qytetarët marrin sot informacion nga portalet institucionale. Sipas tij, qytetari shpesh lihet të kërkojë vetë informacionin dhe të kuptojë vetë ecurinë e një procesi. Për këtë arsye, Rama e cilësoi platformën e re si një kontratë midis qytetarit dhe shtetit.

“Me fjalë të tjera, për t’u kthyer te portali dhe portalet, e kam parasysh këtu jo portalet mediatike, por institucionale, të sot të vendosin informacion dhe e lënë qytetarin të gjejë çfarë të mundet dhe të kuptojë si të mundet. Pasqyra Albania është një kontratë kushtetuese e qytetarit me shtetin, ku qytetari nuk gjen se çfarë thotë qeveria sot, madje nuk e gjen sot, por gjen çfarë bën qeveria në emrin tim, pse qeveria po bën këtë apo atë duke marrë vendim, gjen kush e ka në dorë këtë apo atë çështje që mua më intereson, mbi cilin ligj dhe dokument unë mund të prodhoj apo konsultoj këtë që më thuhet se bëhet, ku gjendet sot ecuria e procesit, ku bëhet fjalë për çdo proces. Një qytetar sot nuk mund të fajësohet sot pse bie pre e dizinformimit, sepse nuk e ka vetë mundësinë t’i referohet vetë kantierit.”

“Nëse një portal mediatik i thotë që rruga u shemb sepse u gërrye baza përtej asaj që duhej dhe këtu u bë një krim, qytetari nuk mund të fajësohet për këtë e as nuk pritet që qytetari të ndryshojë mendim, duke bërë nga ana e vet institucionet apo qeveria thjesht një komunikatë. Qytetari duhet të ketë mundësinë që të gjejë me dokumente, jo me muhabete, me procesverbale, jo me komunikata për shtyp, çfarë ndodhi realisht dhe çfarë po ndodh. Kjo e ndryshon tërësisht pozitën e qytetarit dhe i jep një nga të cilat sot i mungon shumë, duke e kaluar nga një kërkues në xhungël në labirintin e pasqyrave digjitale të informacionit, dhe nga një viktimë potenciale e dizinformacionit, në një kapacitet të plotë mbikëqyrësi të punëve, por tek pasqyra mund të gjejë të gjithë bazën faktike.”

Ai ka folur edhe për vështirësitë që has qytetari për të identifikuar institucionin përgjegjës për një çështje të caktuar. Rama theksoi se shteti duhet të ofrojë një adresë të vetme publike ku qytetari të gjejë faktin, dokumentin dhe statusin e një procesi.

“Qytetari sot duhet të bëjë shumë përpjekje dhe shpesh të pasuksesshme për të ditur se cila zyrë mban çelësin e fatit të një çështjeje që lidhet me të. Shteti ka detyrimin të ketë një adresë të vetme publike, për faktin, dokumentin, statusin.”

Gjithashtu, kreu i qeverisë mohoi pretendimet se “Pasqyra Albania” është një përpjekje për të mbuluar një “dështim” të platformës së bashkëqeverisjes. Sipas tij, kjo platformë nuk ka dështuar dhe do të jetë pjesë e “Pasqyrës”.

“Në hamendësimet e bëra thuhet që Pasqyra është një tjetër hap që vjen nga përpjekja për të mbuluar dështimin e platformës së bashkëqeverisjes. Kjo është e pavërtetë, jo vetëm se kjo platformë nuk ka dështuar, por do të jetë pjesë e Pasqyrës, madje do të jetë pjesë. Por çfarë nuk ka bërë dot bashkëqeverisja, do ta bëjë Pasqyra.”

Sa i përket e-Albania, kryeministri sqaroi se platforma do të jetë pjesë përbërëse e sistemit të ri. Ai ka theksuar se të dhënat personale dhe komunikimi individual i qytetarëve do të mbeten të mbrojtura.

“e-Albania do të jetë pjesë përbërëse e Pasqyrës dhe dosja personale, dokumentet individuale, komunikimi vetjak për çështje shërbimesh apo çështje hallesh të një qytetari mbeten të mbrojtura dhe vazhdojnë të kryhen përmes e-Albania, ose në kanalin përkatës ku zgjidhet çështja. Halli personal vazhdon të zgjidhet me dinjitet, por risia është që halli personal nuk mbetet jetim në vorbullën e dizinformimit.”

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Nga protesta e 100-të tek rrethimi i Kuvendit/ Çfarë do të ndodhë me “flamingot” më 7 dhe 8 shtator

Nga protesta e 100-të tek rrethimi i Kuvendit/ Çfarë do të ndodhë me “flamingot” më 7 dhe 8 shtator

Publikuar më 06.09.2026
“Revoluvcioni Flamingo” shënon ditën e nesërme protestën e 1...

“Revoluvcioni Flamingo” shënon ditën e nesërme protestën e 100-të, që kur qytetarët zbritën në shesh. Tubimet që nisën si kundërshtim për projektin e planifikuar për tu ndërtuar në zonën e Zvërnecit dhe në ishullin e Sazanit, shumë shpejt u kthyen në protesta të mëdha, kundër qeverisë, kryeministrit Edi Rama por edhe të gjithë klasës politike. […]

Lexo më shumë

Video/ Dy ditë pas zjarrit katastrofik, Vangjel Tavo zbret në terren: Prioriteti ynë është të jemi pranë banorëve

Video/ Dy ditë pas zjarrit katastrofik, Vangjel Tavo zbret në terren: Prioriteti ynë është të jemi pranë banorëve

Publikuar më 06.09.2026
Kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo ka zbritur në terren pa...

Kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo ka zbritur në terren pas zjarreve që goditën qytetin në jug të vendit. Tavo ka publikuar disa pamje në rrjetet sociale, ku shfaqet pranë qytetarëve, të cilëve iu dogjën banesat apo tokat gjatë zjarrit katastrofik, dy ditë më parë. Tavo tha se ekipet po evidentojnë dëmet dhe po qëndrojnë pranë […]

Lexo më shumë

“Ata që përgatitën mashtrimin, janë pas hekurave”/ Berisha nga SHBA-ja për “non grata”-n: Qëndroj me dy këmbë në tokën që donin të ma ndalonin

“Ata që përgatitën mashtrimin, janë pas hekurave”/ Berisha nga SHBA-ja për “non grata”-n: Qëndroj me dy këmbë në tokën që donin të ma ndalonin

Publikuar më 06.09.2026
Kryedemokrati Sali Berisha ndodhet në Shtetet e Bashkuara të...

Kryedemokrati Sali Berisha ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka zhvilluar një takim me shqiptarët në New Jersey. Berisha është ndalur të flasë edhe për shpalljen “non grata” nga DASH 5 vite më parë, duke thënë se sanksionet erdhën pas mashtrimit të krijuar nga ekstremi i majtë. Ai shtoi se sot ata janë […]

Lexo më shumë

“Talent i madh politik por nuk e mbajti dot peshën e pushtetit”/ Ja për kë i thotë këto fjalë Edi Rama

“Talent i madh politik por nuk e mbajti dot peshën e pushtetit”/ Ja për kë i thotë këto fjalë Edi Rama

Publikuar më 06.09.2026
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot rinisjen e podkastit “Flas...

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot rinisjen e podkastit “Flasim”, ku në episodin e parë u shfaq përballë gazetares Rudina Xhunga. Aju e pyet mes të tjerash edhe për Ilir Metën, të cilin Rama e përshkruan si një “talent politik”. Megjithatë, Rama shton se Meta nuk e mbajti dot peshën e pushtetit dhe u shndërrua në […]

Lexo më shumë

Ngërçi me pagat e magjistratëve, reagon Rama: Vetë Gjykata Kushtetuese po pret parlamentin! Çdo koment tjetër është humbje kohe

Ngërçi me pagat e magjistratëve, reagon Rama: Vetë Gjykata Kushtetuese po pret parlamentin! Çdo koment tjetër është humbje kohe

Publikuar më 06.09.2026
Kryeministri Rama ka reaguar në lidhje me ngërçin e krijuar ...

Kryeministri Rama ka reaguar në lidhje me ngërçin e krijuar për pagat e gjyqtarëve në vend. Në një reagim në rrjetet sociale, Rama shprehet se secili institucion duhet të jetë në vendi ne vet. Teksa ndaj një video ku paraqitet një pjesë e konferencës së ministrit të Drejtësisë, Rama thotë se vetë Gjykata Kushtetuese është […]

Lexo më shumë

“Pasardhësi duhet të të vrasë”/ Rama flet për largimin nga politika: Do shpëtoni nga unë në momentin që do kaloj atë prag

“Pasardhësi duhet të të vrasë”/ Rama flet për largimin nga politika: Do shpëtoni nga unë në momentin që do kaloj atë prag

Publikuar më 06.09.2026
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mëngjesin e sotëm se së sh...

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mëngjesin e sotëm se së shpejti pritet të rikthehet podkasti i tij “Flasim”. Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka publikuar një përmbledhje të shkurtër nga episodi i parë i sezonit të ri, ku ai do të jetë përballë pyetjeve të Rudina Xhungës. Në video, Rama flet për aktualitetin […]

Lexo më shumë

Himara nën flakë, “zhduket” Vangjel Tavo, kryebashkiaku mungoi edhe gjatë vizitës së Ramës

Himara nën flakë, “zhduket” Vangjel Tavo, kryebashkiaku mungoi edhe gjatë vizitës së Ramës

Publikuar më 05.09.2026
Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot nga pranë qytetin e Hi...

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot nga pranë qytetin e Himarës, i cili dje u përfshi nga një zjarr masiv që la pas shtatë banesa të djegura dhe një sipërfaqe të madhe me ullishte të shkretuar. I shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita dhe zyrtarë […]

Lexo më shumë

‘’Ç’nuk na vret na bën më t’fortë’’, Rama viziton zonat e prekura nga zjarret në Himarë (VIDEO)

‘’Ç’nuk na vret na bën më t’fortë’’, Rama viziton zonat e prekura nga zjarret në Himarë (VIDEO)

Publikuar më 05.09.2026
Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Himarë, e ci...

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Himarë, e cila dje u përfshi nga një zjarr masiv që la pas shtatë banesa të djegura dhe një sipërfaqe të madhe me ullishte të shkretuar. I shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita dhe zyrtarë të tjerë, […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda