TIRANË- Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur fjalën e tij në mbledhjen e zgjeruar mes ministrave të qeverisë, dhe grupit parlamentar. Rama e nisi fjalimin e tij me një meaculpa, për mënyrën sesi shteti sillet me qytetarin.
“Më vjen mirë që çfarë kemi bërë në këtë fazë përgatitore të sezonit politik ka ngjallur interes dhe kundërshti dhe etiketime që janë një nga shenjat e interesit. Shqiptarët nuk kanë nevojë për një aplikacion tjetër, hendeku i hapur mes nesh dhe Shqipërisë së rinlindur nuk mbushet dot me një fjalë si “Besa” mbi të gjitha hendeku real për të cilin kemi folur mjaftueshëm dhe të cilin është koha të nisim të punojmë bashkë ta mbushim, mes nesh dhe njerëzve nuk mbushet vetëm me një fushatë komunikimi.
Reformë e domosdoshme e marrëdhënies qytetarë shtet që rikonfirmon: si e shesh shteti problemin, si e dëgjon njeriun mazhoranca, si mbahet fjala e dhënë me lidh e zakon dhe si hapet dera nga merita.
Sot duhet të ndeshemi me 3 plagë që ushqejnë njëra tjetrën. Njëra plagë është plaga e shtetit labirintit, qytetari nuk di kur dhe kush duhet ti përgjigjet. Plaga 2 është mungesa e memories institucionale. Premtohet, flitet vendoset por nuk mbahet regjistër llogarish për atë që u bë, për atë që nuk u bë, për atë që u vonua apo për atë që ndryshoi rrugës.
Memoria institucionale nuk është protokolli i institucionit. Është shumë më tepër. Mungesa i kushton shtetit dhe qytetarit shumë herë më tepër se sa mund të imagjinohet. E treta është plaga e derës që nuk duket, të cilën e sheh dhe mund ta prekësh tek ndjenja shpesh herë e drejtë e çdo njeriu në Shqipëri që për një shërbim, për një vend pune, njohja vlen më shumë se merita dhe fati vlen më shumë se ligji. Pasqyrë Albania, Prania besnike, Besa dhe shkalla e meritës janë pjesë e pandashme e përpjekjes për t’iu dhënë përgjigje këtyre pyetjeve”, tha Rama nga grupi i PS.
Rama tha se pjesë e Pasqyrë Albania do të duhet të jenë dhe pushteti legjislativ dhe ai gjyqësor, ndërkohë që aty do të paraqitet e gjithë puna e bërë përpara qytetarëve.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/