×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Tirana me stacion të ri hekurudhor në “Bulevardin e Ri” dhe kompleks Governativ (DETAJET)

Këshilli i Ministrave ka miratuar dy vendime të rëndësishme që lidhen me transferimin, menaxhimin dhe zhvillimin e pronave shtetërore përmes Korporatës së Investimeve Shqiptare (KSHI). Vendimet e reja, të propozuara nga Ministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, hapin rrugën për ekzekutimin e projektit të investimit për Kompleksin e Ri Governativ te Bulevardi i Ri në Tiranë, si dhe për zgjerimin e portofolit të pronave në kuadër të projektit “Copëzat”.

Vendimet e miratuara prekin drejtpërdrejt një sërë institucionesh publike, të cilat do të duhet të lidhin marrëveshje bashkëpunimi me KSHI-në për akomodimin e tyre dhe zhvillimin e pronave.

Nëpërmjet vendimit të dytë, qeveria ka miratuar transferimin në pronësi të KSHI-së të një sipërfaqeje prej 2,431 m² (pjesë e pasurisë nr. 8/738, Zona Kadastrale 8340) te Bulevardi i Ri në Tiranë. Kjo sipërfaqe hiqet nga lista e pasurive në pronësi të Bashkisë së Tiranës dhe i kalon Korporatës për të realizuar projektin “Kompleksi Governativ, Bulevardi i Ri, Tiranë”.

Projekti përfshin ndërtimin e ambienteve të reja funksionale për institucionet publike përfituese; akomodimin e shoqërisë “Hekurudha Shqiptare” sh.a.; zhvillimin e stacionit të ri hekurudhor në kryeqytet.

KSHI autorizohet të veprojë si zhvillues, të prishë objektet ekzistuese në atë parcelë kur është e nevojshme, si dhe të negociojë me subjekte private e publike për zhvillimin e zonës. Shpenzimet e projektimit dhe ndërtimit do të mbulohen nga nënprojektet e investimit “Copëzat” dhe projekte të tjera të Korporatës.

Vendimi i parë ndryshon dhe plotëson vendimin nr. 328 të vitit 2024, duke shtuar pasuri të reja në shtojcat përkatëse për projektin “Për zhvillimin dhe menaxhimin e pronave shtetërore”.

Akti detyron një sërë institucionesh shtetërore — përfshirë Avokaturën e Shtetit, Agjencinë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, Qendrën e Botimeve për Diasporën, Shërbimin Gjeologjik Shqiptar, Entin Rregullator të Energjisë, Albgaz sh.a., e të tjerë — që brenda 30 ditëve të lidhin marrëveshje bashkëpunimi me KSHI-në. Këto marrëveshje do të përcaktojnë kushtet e dorëzimit të pronave, si dhe sigurimin e ambienteve të përkohshme të punës për institucionet që duhet të lirojnë zyrat gjatë fazës së ndërtimit.

Gjithashtu, KSHI dhe Agjencia e Zhvillimit të Territorit (AZHT) janë autorizuar të ndryshojnë marrëveshjen e tyre ekzistuese, me qëllim që Korporata të mbulojë punimet për përshtatjen e ambienteve të reja të punës për AZHT-në përmes projektit “Copëzat”.

Të dyja vendimet hynë në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare, ndërsa për zbatimin e tyre janë ngarkuar Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe vetë KSHI.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Ndërtimet dhe kaosi “largojnë” turistët nga bregdeti! Ja çfarë po i tërheq vizitorët drejt vendit tonë

Ndërtimet dhe kaosi “largojnë” turistët nga bregdeti! Ja çfarë po i tërheq vizitorët drejt vendit tonë

Publikuar më 06.09.2026
Nëse Shqipëria do ta gjykonte sezonin turistik vetëm nga fot...

Nëse Shqipëria do ta gjykonte sezonin turistik vetëm nga fotografitë në Instagram, vera e vitit 2026 do të dukej thuajse e përsosur. Ujë i kaltër në Ksamil, kroçiere përpara Sarandës, tavolina buzë detit në Himarë dhe një lumë makinash që zbriste çdo fundjavë drejt Jugut. Por turistët e sotëm kanë një zakon: pasi bëjnë foton […]

Lexo më shumë

Rregulla të reja për tarifat e këmbimit valutor në ATM dhe dyqane

Rregulla të reja për tarifat e këmbimit valutor në ATM dhe dyqane

Publikuar më 05.09.2026
Për të përdorur kartën e bankës me qëllim tërheqjen e parave...

Për të përdorur kartën e bankës me qëllim tërheqjen e parave në ATM ose për të bërë blerje në dyqane përmes POS-eve, shpesh qytetarët përballen edhe me tarifa shtesë për këmbimin e monedhës, të cilat I vënë re vetëm pasi u janë hequr nga llogaria. Por duket se këtij problemi i ka ardhur fundi. Banka […]

Lexo më shumë

ANALIZA- A rrezikojmë rritjen e çmimeve kur të hymë në BE?!

ANALIZA- A rrezikojmë rritjen e çmimeve kur të hymë në BE?!

Publikuar më 05.09.2026
Shqipëria hyn në fazën përfundimtare të procesit të anëtarës...

Shqipëria hyn në fazën përfundimtare të procesit të anëtarësimit në BE nga një pozicion i fortë stabiliteti makroekonomik. Rritja ekonomike është ndër më të lartat në Europë, inflacioni mbetet i kontrolluar, borxhi publik është ulur dhe bilancet e jashtme janë përmirësuar. Megjithëse këto kushte mbështesin anëtarësimin, konvergjenca afatgjatë me BE-në do të varet më shumë […]

Lexo më shumë

Qeveria ndryshon ligjin/ Ndërtuesit e pallateve të sekuestruara nuk lejohen t’i blejnë më sërish

Qeveria ndryshon ligjin/ Ndërtuesit e pallateve të sekuestruara nuk lejohen t’i blejnë më sërish

Publikuar më 05.09.2026
Qeveria ka ndryshuar ligjin për administrimin e pallateve të...

Qeveria ka ndryshuar ligjin për administrimin e pallateve të sekuestruara nga shteti që janë ndërtuar pa leje. Në projektligjin e ri të miratuar në mbledhjen e fundit të qeverisë, ndërtuesit të cilët kanë ndërtuar këto objekte pa leje ose në tejkalim të saj, ndalohen t’i blejnë sërish. Tre vjet më parë, qeveria miratoi një ligj, […]

Lexo më shumë

Zëvendësimi i heshtur me punonjës të huaj, filipinezët, indianët dhe egjiptianët kryesojnë listën

Zëvendësimi i heshtur me punonjës të huaj, filipinezët, indianët dhe egjiptianët kryesojnë listën

Publikuar më 05.09.2026
Prej disa muajsh, dy të rinj nga India, me profesion inxhini...

Prej disa muajsh, dy të rinj nga India, me profesion inxhinierë, janë të punësuar në kompaninë shqiptare “Ital Costruzioni”, prodhues i strukturave metalike tërësisht për tregun europian. Të rinjtë thonë se arsyeja kryesore e punësimit në Shqipëri është paga e lartë deri në 50% më shumë sesa në Indi. Por gjithashtu punësimi në vend po […]

Lexo më shumë

Pas SPAR-it, biznesmeni nga Kosova ble dhe rrjetin “Eco Market” nga vëllezërit Duka

Pas SPAR-it, biznesmeni nga Kosova ble dhe rrjetin “Eco Market” nga vëllezërit Duka

Publikuar më 04.09.2026
Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar transaksionin e propoz...

Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar transaksionin e propozuar mbi përftimin e kontrollit të veprimtarisë ekonomike të rrjetit të marketeve “Eco Market” nga shoqëria Spar Albania SHPK. Kjo është lëvizja e dytë e grupit nga Kosova Viva Fresh, një vit pari hyri në tregun shqiptar, përmes blerjes së Spar Albania. Spar Albania është rrjeti i dytë […]

Lexo më shumë

Në rrugët e vendit u shtuan 66.5 mijë makina për 8-mujorin, bien me 10% regjistrimet në gusht

Në rrugët e vendit u shtuan 66.5 mijë makina për 8-mujorin, bien me 10% regjistrimet në gusht

Publikuar më 04.09.2026
Numri i mjeteve që qarkullojnë në vend sa vjen e po shtohet,...

Numri i mjeteve që qarkullojnë në vend sa vjen e po shtohet, ndonëse ritmet e rritjes po ngadalësohen në krahasim me dy vitet e mëparshme, kur u shënua një ecuri e fortë e nxitur nga orientimi i importeve drejt vendeve aziatike. Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor, për periudhën […]

Lexo më shumë

Tenderat e barnave pa garë, Jonaid Myzyri i OBP-së i jep 360 milionë lekë kompanive “Rejsi Farma” dhe “Aldosch Farma”

Tenderat e barnave pa garë, Jonaid Myzyri i OBP-së i jep 360 milionë lekë kompanive “Rejsi Farma” dhe “Aldosch Farma”

Publikuar më 04.09.2026
TIRANË- Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP), nën drej...

TIRANË- Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP), nën drejtimin e Jonaid Myzyrit, ka dhënë dy tendera me një vlerë totale prej 359.9 milionë lekësh, ose rreth 3.9 milionë euro, për furnizimin e spitaleve publike me medikamente bazë. Sipas raportimit të VNA, të dyja procedurat janë zhvilluar pa konkurrencë reale, ndërsa kompanitë fituese kanë paraqitur oferta […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda