Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, pranë kthesës së Rinasit.
Në përplasjen e ndodhur janë përfshirë tre automjete, ndërsa një prej tyre, një automjet tip “Benz”, është përmbysur në rrugë. Mes mjeteve të përfshira në aksident ndodhet edhe një “Lamborghini” me targa zvicerane.
Pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca. Deri në këto momente nuk ka ende informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar.
Përplasja ka shkaktuar bllokim të përkohshëm të qarkullimit në këtë aks të autostradës, duke sjellë vështirësi për drejtuesit e automjeteve.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/