OSHEE Group vazhdon të mbështesë klientët të cilët kanë detyrime të mëparshme të energjisë elektrike, duke lidhur aktmarrveshje me qëllim që ata të kenë mundësinë të shlyejnë borxhet e mbartura me këste.
Sipas të dhënave nga kompania, deri më tani janë lidhur 4095 aktmarrëveshje me Furnizuesin e Shërbimit Universal. Prej këtyre 2818 klientë familjarë ose jofamiljarë kanë shlyer detyrimet e tyre me një këst të vetëm, duke përfituar nga ulja e kamatvonesës.
Nga ana tjetër 1202 aktmarrëveshje janë firmosur nga institucionet buxhetore dhe jobuxhetore si edhe nga bizneset e vogla dhe të mëdha.
Kjo skemë përfshin të gjithë klientët që kanë detyrime të papaguara nga data 31 dhjetor 2024. Ndërsa për familjet me ndihme ekonomike, pensionistët kryefamiljarë dhe personat me status të veçantë aktmarrëveshjet mund të lidhen për detyrimet e krijuara gjatë vitit 2025.
Kësti minimal për këto familje është 1200 lekë në muaj dhe mund të shlyejnë detyrimet deri në 240 këste, por që të mos krijohen detyrime të reja gjatë vitit 2026.
Kjo skemë lehtësuese i vjen në ndihmë klientëve familjarë, të cilët përfitojnë reduktim 70% të kamatvonesës dhe klientët jofamiljarë 50%, ndërsa biznesi i vogël përfiton falje 100%, nëse i shlyen detyrimet me një pagesë të vetme.
OSHEE Group thekson se kjo është një skemë, e cila ka si qëllim të t’u krijojë mundësi klientëve të mbyllin detyrimet e parapambetura me kosto të ulët.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/