TIRANË- Xhesjon Zoga, vetëm 26-vjeç, humbi jetën në një aksident tragjik mëngjesin e sotëm në aksin rrugor që lidh Tiranën me Fushë Krujën, pranë Urës së Gjolës. Një makinë që vinte përballë tij, u fut në parakalim të gabuar, duke i shkaktuar përplasjen që i mori jetën. Gazetari Mentor Kiki aka bërë një rrëfim prekës për të riun, të cilin përveçse student, e kishte dhe koleg të djalit të tij. 26-vjeçari ishte i angazhuar së fundi në zyrën e medias, pranë një Universiteti privat.
POSTIMI I GAZETARIT MENTOR KIKIA
Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes! Një djalë i ri humbi jetën sot në mëngjes, duke shkuar në punë. Në fakt nuk e humbi, ia morën. E vranë! Vrasje quhet edhe kur je duke udhëtuar me makinë dhe një kamikaz të vjen përballë.
Xhesjon Zogu, 26 vjeç, po udhëtonte me makinë kur dikush iu fut në parakalim të gabuar dhe u përplasën. Xhesjonin e kam patur student në gazetari. Ishte koleg pune me tim bir, në ËBU. Në punë po shkonte në mëngjes, por nuk mbërriti dot.
Njerëz, mblidhni mendjen nëse ju ka mbetur ende ndonjë farë! Ne jemi barbarë në raport me edukatën në rrugë. Jemi të çmendur që nxitojmë, pa disku as se pse, e as për ku. Nuk pyesim për rregulla, për rrezik.
Rrugë që kanë probleme serioze me sinjalistikën e sigurisë. E njerëz që kanë problem edhe më serioze me sinjalistikën e mendjes. Qofsh i parajsës Xhesjon. Ngushëllime familjes dhe miqve të tij.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/