Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Vendimi është komunikuar në mbledhjen e sotme të qeverisë, që u mbajt në kryeministri.
Sala e mbajti postin e ministres së Shëndëtëisë për rreth një vit, duke zëvendësuar në këtë pozicion Albana Koçiun.
Gjatë komunikimit të dorëheqjes, në mbledhjen e qeverisë, Sala mësohet të ketë thënë se “do të ndjekë karrierën e saj akademike”.
Sala mori drejtimin e Shëndetësisë në shtator të vitit 2025, kur u përfshi në kabinetin e mandatit të katërt të kryeministrit Edi Rama. Në momentin e prezantimit të saj, Rama e vendosi theksin te profili profesional dhe akademik ndërkombëtar i Salës, e cila vinte në qeveri pas një karriere të gjatë në institucione të njohura mjekësore dhe universitare jashtë Shqipërisë.
Sala është mjeke radiologe dhe ka punuar më parë në Universitetin e Kembrixhit, Memorial Sloan Kettering Cancer Center në Nju Jork dhe Policlinico Gemelli në Romë. /SHEKULLI
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/