Një aksident ka ndodhur sot në qendër të qytetit të Beratit, ku dy persona janë plagosur.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Varur”, ku një mjet, tip Furgon ka humbur kontrollin dhe ka përplasur mbi trotuar çiftin e të moshuarve, Nikolla dhe Maria Manestra. Të moshuarit ndodheshin mbi trotuar, në pritje të hapjes së semaforit, për të kaluar në anën tjetër të rrugës.
Në vendngjarje ka shkuar ambulanca, e cila ka transportuar çiftin e të moshuarve në Spitalin Rajonal Berat, ku ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit, Arben Brahimaj, 60-vjeç, ka deklaruar në vendngjarje se i është bllokuar timoni dhe frenat. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, për të kryer veprimet e para hetimor, ndërkohë që drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/